Kur Mbreti Zog dhe Geraldina refuzuan një natë tek hoteli luksoz, e kaluan natën në tren

“L’Œuvre” ka botuar, të martën e 18 korrikut 1939, në faqen n°2, një shkrim në lidhje me vendimin e marrë nga mbreti Zog dhe mbretëresha Geraldinë në kryeqytetin letonez, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Dy udhëtarë, një mbrëmje…

“Ish-mbreti Zog i Shqipërisë dhe mbretëresha Geraldinë, të cilët do të shkojnë në Londër, ishin në Riga ditën që kaloi. Ishte mbrëmje kur treni i tyre arriti në stacion. Ata ishin duke u përgatitur që të shkonin në hotelin e vetëm të madh në qytet, kur mësuan se ky hotel quhej “Hotel Roma”. Atëherë, ata refuzuan të zbrisnin nga treni, dhe e kaluan natën në vagonin e tyre.”

Më Shumë

Medalje e argjendtë për Kosovën, shkëlqen Gresa Bakraqi në Monako

Kosova ka regjistruar një tjetër sukses në arenën ndërkombëtare të atletikës, pasi atletja Gresa Bakraqi ka fituar medaljen e argjendtë në Kampionatin Evropian të...

Recep Morina emërohet drejtor i Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik të Mamushës

Recep  Morina është emëruar drejtor i Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik në Komunën e Mamushës. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Mamushës,...

Lajmet e Fundit