22.5 C
Prizren
E martë, 16 Shtator, 2025

“Kur njihesh në internet” kthen Kiço London në Teatër

kicoKomedia “Kur njihesh në internet”, ka rikthyer regjisorin shqiptar Kiço London në Teatrin Kombëtar të Tiranës. Mediat shqiptare kanë shkruar se premiera e së shtunës mbrëma është pritur mirë nga publiku.

“Me regji të Kiço Londos, komedia mbërriti pas shumë udhëtimesh në skenën e madhe të kryeqytetit, një rikthim ky plot emocion për London, në skenën e TK-së, pas një mungese 7 vjeçare”, ka shkruar BW.

“Kur njihesh në internet” është një vazhdim i komedisë “Një burrë me dy gra”, e vënë në skenë në vitin 1998 nga regjisori i njohur. Në këtë pjesë të dytë, Londo ua ka besuar interpretimin, aktorëve të rinj si, Roland Saro, Orsi Vangjeli, Ermira Hysaj, Esela Pysqyli, Alesia Xhemalaj, Ergys Çekrezi dhe aktorit që po ashtu i rikthehet komedisë, Xhevahir Zeneli.

Shfaqja është bazuar në dramën e autorit anglez Ray Cooney.

“Ray Cooney, i njohur si ‘mjeshtër i farsës’, sjell një tjetër farsë, këtë herë duke qenë kontemporan dhe duke u përshtatur me fenomenet sociale të kohës. Interneti është një nga këto risi dhe Cooney ka gjetur korsinë e tij të udhëtimit në autostradën e madhe të komedisë për ta sjellë për publikun këtë fenomen me të mirat dhe të këqijat e tij”, është shprehur Londo për mediat.

Më Shumë

Post scriptum për romanin e Petro Markos

Natasha Lushaj Bazuar në njohjen e deritanishme të problemit dhe fakteve të reja, sidomos e befasuar nga këmbëngulja për të ribotuar pikërisht variantin fals të...

Liria pret Feronikelin 74 në Prizren

Liria e Prizrenit do të zhvillojë nesër ndeshjen e radhës në shtëpi kundër Feronikelit 74, në kuadër të javës së 7-të të Superligës së...

Lajmet e Fundit