21.5 C
Prizren
E premte, 11 Korrik, 2025

Kur pushteti hakmerret edhe ndaj një gruaje

Nga Abdullah Thaçi

Në kohët kur ishim të pushtuar e nuk kishim shtet, në ato kohë kur “ligjin” sipas espave të veta, edhe për ne, mundohej ta bënte pushtuesi, ne si komb nuk u dorëzuam.

Përkundër kësaj, në mungesë të kushtetutës së shtetit ne kishim kodet dhe doket tona zakonore me të cilat me shekuj funksionuam si shoqëri.

Si shoqëri unike në raport me të tjerët, në mes llojit tonë natyrshëm kishim dallimet tona. Para se të kishim shtet, ndonëse të pushtuar, kishim krahinat dhe fiset tona, kishim prijësit tanë, si ligj suprem me të cilin ndahej drejtësia për konfliktet dhe kontestet e kohës e kishim kanunin tonë, ku i gjithë populli, pa dallim krahine e fisi, i nënshtrohje asaj rregullative kanunore!

Në ato rrethana kohore, në mes nesh kishte edhe konflikte dhe hakmarrje mes familjeve dhe fiseve tona, por që kanuni i ka definu qartë mënyrën dhe rrethanat se si dhe kur mund të realizohet hakmarrjes !. Në as një rrethan kanuni nuk e lejuar marrjen e hakut ndaj përsonit nëse i njejti është i shoqëruar me një grua, e leje më që viktimë e hakmarrjes të jetë një grua!

Në rrethanat e kohës tonë, një shekull e më shumë kur kombi ynë ka shtetin e vet, tetë vite e ca kur e kemi edhe republikën tonë, tani kur kemi kushtetutë dhe ligje që e rregullojnë këtë republikë, pse në mes nesh po gjendet shumë pak kod moral dhe etikë institucionale?!

Koha po e dëshmon se ne kemi një republikë që e qeverisim vet, e ku institucionet e kësaj republike shumë shpesh i përdorim për qëllime hakmarrëse ndaj atyre që s’kemi fuqi si individ ti dalim përball.
Duke qenë edhe vet njëri ndër ta, ku njerëzit e pushtetit i përdorën instrumentet e shtetit për hakmarrje kundër meje, qëllimi pse u nxita të shkruaj nuk është personal. Kjo nuk ka lidhje me mua as për nga natyra as për nga rëndësia e reagimit publik për një rast që në vete është shumë unik!

Këtu kemi të bëjmë me nivelin e degradimit të një pushteti që nuk lë gur pa lëvizur vetëm për të nënshtruar dhe t’u hakmarrur ndaj gjithë atyre që nuk mendojë dhe nuk janë pjesë valles së tyre. Rasti bëhet shumë më i rënd dhe më i ndërlikuar emocionalisht, kur pushteti hakmerret edhe ndaj një grua, e cila pagunë një çmim pse fati e ka caktu të jetë bashkëshortja e dikujt si ai!

Gruaja në gjithë historinë e saj ka specifikat e ndryshme, por barrën për familjen në brendësinë e saj e ka unike. Unikitetin e kësaj gruaje dhe nëne për të cilën po shkruja e bënë të veçantë koha dhe rrethanat me të cilat e njoha, e për të bëmat e saj, sot gjen shumë dëshmitar të gjallë nga dekada e fund viteve 90-ta, nga ajo kohë kur sistemin e arsimit dhe jetën institucionale e kishim të ndarë nga pushtuesi.

Kjo grua sot, është unike dhe dëshmitare e gjallë se sa e vështirë është të jesh sot bashkëshortja e një njeriu i cili për mision jetësor e ka ndërtimin dhe forcimin e shtetit. Kjo grua është bashkëshortja e një njeriu që denoncoi kryetarin e komunës së Prizrenit për keqpërdorimet e tij, kjo grua është bashkëshortja e njeriut që me dëshminë e tij vërtetoj keqpërdorimet e kryetarit të komunës dhe klanit të tij, kjo grua është bashkëshortja e njeriut që dëshmitë e tij ishin baza që gjykata e dënoi Ramadan Mujën dhe vartësit e tij.

Arsyeja pse ata ende janë në pushtet, tregon se sa i kapur është ky shtet, për të cilën gjë më së paku ka faj kjo grua.

Prandaj nuk është për tu çuditur fakti se që nga ajo kohë denoncuesi i atij krimi, profesor Ridvan Hoxha u përndjek nga ky pushtet. Çudi ishte fakti se si një pushtet me aq lehtësi mundet me të pranoj që hakmarrjen ndaj një “armiku”, ta vazhdoj edhe ndaj familjes së tij, e mbi të gjitha edhe ndaj gruas së tij. Edhe për kundër faktit se ajo kishte një kualifikim relevant me kohën, një përvojë solide në profesion, një bazë ligjore që kategorinë e saj e mbronte ligjërisht, të gjitha këto për këtë pushtet ishin të “pa mjaftueshme”. E mjaftueshme ishte se zonja në fjalë ishte bashkëshortja e Ridvan Hoxhës.

Pas këtyre ditëve dhe viteve të vështira, jo për pagën dhe parat, sepse dëmi emocional është dhe mbetet i pa kompensuar. Pas një gjykimi të stërzgjatur më në fund zonja Shehribane Hoxha po i kthehet nxënëseve të saj, po i rikthehet e drejta e mohuar për punë tash sa vite nga pushteti që për të bëmat e një burri nuk kurseu të hakmerret edhe ndaj një gruaje.

Këtë artikull po e përmbyllë me lutjen që drejtësia të vendoset në vend për të gjithë, në fund edhe për të bijën e denoncuesit Ridvan Hoxha, e cila tash e disa muaj, po i vuan pasojat e njëjta sikurse deri dje e ëma e saj. Ajo u largua nga puna, për arsyen e vetme se është e bija e Ridvan Hoxhës.

Ky është shembulli ma i keq, i realitetit tonë të hidhur, se si pushteti totalitar hakmerret ndaj një familje, me kryepersonazh një grua.

Më Shumë

“+4 vjet kryetar”: Shaqir Totaj zyrtarizon kandidaturën për mandatin e dytë në krye të Prizrenit

Kryetari aktual i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka zyrtarizuar të martën kandidaturën e tij për një mandat të dytë në krye të komunës. Ceremonia...

Emilija Rexhepi rizgjidhet kryetare e NDS-së

Emilija Rexhepi është zgjedhur edhe për një mandat kryetare e partisë Nova Demokratska Stranka (NDS), në Kongresin e 5-të të kësaj parti që u...

Lajmet e Fundit