Kur do të bëhet FAK’u?

FSK-marrshMinistri i FSK-së, Haki Demolli, ka bërë me dije se këtë javë do ta dorëzojnë në qeveri pakon ligjore për transformimin e FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës (FAK).

Ai në një intervistë për “Epokën e re” ka deklaruar se, amendamentimi i Kushtetutës dhe miratimi i ligjit në Kuvend për transformimin e FSK-së varen nga zhvillimet politike në vend.

Demolli ka thënë se nuk është në dijeni nëse Lista Serbe është duke e kushtëzuar transformimin e FSK-së, por ka pranuar se sfidë e këtij procesi është sigurimi i votave të 2/3 të minoriteteve, sidomos atyre serbë. Ai ka shtuar se transformimi i plotë i FSK-së në Forca të Armatosura do të kalojë në tri faza dhe do të zgjasë përafërsisht 10 vjet.

“Forcat e Armatosura obligim kryesor do ta kenë mbrojtjen e sovranitetit, integritetit territorial të Kosovës dhe ruajtjen e paqes”, ka deklaruar Demolli.

Më Shumë

Arrestohet edhe nëna e dy të rinjve që dyshohen për vrasjen e 27-vjeçarit në Kobajë të Prizrenit

Një ngjarje tragjike ka tronditur Prizrenin të dielën, ku një i ri ka mbetur i vrarë pas një përleshjeje që ndodhi në mesditë. Si pasojë...

Suharekë, vazhdon shkyçja për konsumatorët me dy ose më shumë fatura të papaguara

KRU “Hidroregjioni Jugor” Sh.A., Njësia e Suharekës, ka njoftuar se aksioni për shkyçjen nga rrjeti i ujësjellësit do të vazhdojë ndaj konsumatorëve që kanë...

Lajmet e Fundit