Drejtori i AKI-së rrëfehet të martën para Komisionit Parlamentar

AKIDrejtori i sapozgjedhur i AKI-së, Agron Selimaj dhe inspektori i përgjithshëm do të raportojnë nesër para Komisionit Parlamentar për Mbikëqyrjen e AKI-së rreth mbarëvajtjes së punës së AKI-se.
Kryetari i Komisionit Parlamentar për Mbikëqyrjes së AKI-së, Haxhi Shala ka thënë se arsyeja e ftesës së drejtorit të AKI-së për raportim, pasi e kanë pjesë të punës që drejtori dhe inspektori i përgjithshëm të raportojnë në baza të rregullta.

Por, ende mbetet mister arsyeja e dorëheqjes së ish drejtorit Bashkim Smakaj. Shala thotë se ende nuk kanë asnjë shkresë në të cilën do të ishin bërë të qarta arsyet e largimit të Smakajt nga pozita e drejtorit të AKI-së, por ajo që dihet zyrtarisht është se ai ka dhënë dorëheqje.

Më Shumë

Kontrolle intensive në Prizren: Shkyçje të konsumatorëve me borxhe dhe ndalim i lidhjeve ilegale

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” në Prizren ka njoftuar se ekipet kujdestare të kontrollës po vazhdojnë edhe gjatë ditëve të vikendit me aksione...

Arrestohet edhe nëna e dy të rinjve që dyshohen për vrasjen e 27-vjeçarit në Kobajë të Prizrenit

Një ngjarje tragjike ka tronditur Prizrenin të dielën, ku një i ri ka mbetur i vrarë pas një përleshjeje që ndodhi në mesditë. Si pasojë...

Lajmet e Fundit