11.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Prill, 2024

Kursani: Momentalisht i kemi disa VV në skenën politike

Shpend Kursani-analistQëndrimet kontradiktore të ditëve të fundit të anëtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje në lidhje me mbështetjen apo mos mbështetjen e koalicionit LDK- AAK- Nisma, sipas analistit politik Shpend Kursani, ndodhin për shkak të diversiteteve të mëdha në këtë lëvizje.

Derisa Glauk Konjufca në një deklaratë për medie ka qenë shumë i ashpër në lidhje me mbështetjen e koalicionit LDK- AAK- Nisma, duke thënë se Vetëvendosje i ka kushtet strikte, lideri i VV-së gjatë një takimi me disa diplomatë të huaj, ka thënë se e mbështet që siç ka thënë ai Qeverinë e re “emergjente” në luftimin e korrupsionit dhe të krimit të organizuar.

Sipas analistëve politik, në partinë e Albin Kurtit këto qëndrime kontradiktoe po vijnë edhe për shkak se disa njerëz të VV-së shihen se janë të etur për pushtet.

Shpend Kursani, analist politik, ka thënë për Gazetën Blic se qëndrimet kontradiktore të anëtarëve të VV-së, qasje që nuk është parë shpesh më herët, është pikë së pari rezultat edhe i diversitetit apo ndryshimit të strukturës në anëtarësinë e VV-së.

“VV-ja mori shumë anëtarë të rinj para zgjedhjeve, anëtarë të cilët nuk ishin të bindur me bindjet e VV-së dhe programin e saj. Por VV-ja ata i mori sa për ta rritur numrin e votave, duke anashkaluar potencialin e këtyre anëtarëve të rinj për ta devijuar VV-në. Kjo pra tash ka filluar të ndodhë”, ka thënë Kursani.

Sipas Kursanit, edhe në VV me gjasë edhe për shkak të diversitetit të ri ideologjik brenda partisë, kanë filluar të shfaqen etjet për pushtet nga disa anëtar të saj. “Anëtarët që po qëndrojnë me parimet fillestare të VV-së po mbesin pakicë në këtë subjekt politik”, tha Kursani për Gazetën Blic.

“Mendoj se negociatat që VV-ja i ka filluar me ata që i ka cilësuar më herët si haraçi e mafioz, pra AAK-në dhe z. Haradinaj, ka krijuar një stres brenda këtij subjekti politik, sidomos mes atyre që po donë t’i ruajnë parimet fillestare”, thotë ai.

Sipas Kursanit, “momentalisht i kemi disa VV-ja në skenën politike: disa që po mundohen t’i përmbahen disa parimeve, disa që janë të etshëm për pushtet, disa që veprojnë në bazë të inateve e interesave personale, e kështu me radhë”.
“Z. Kurti po thotë se qeveria e re, që me gjasë po e përkrah në bazë të disa kushteve, duhet ta luftoj korrupsionin dhe krimin. Pyetja që duhet t’i shtrohet z. Kurti është se si mund të luftohet korrupsioni dhe krimi me ata që i cilësuat si haraçi e mafioz, apo me ata që vetë VV-ja po ia shpalos krimet ne kryeqytet?”, ka thënë Kursani.

Më Shumë

Posta e Kosovës lëshon në qarkullim pullën postare kushtuar mbrojtjes së ambientit

Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj, lëshoi sot në qarkullim postar emisionin e pullave postare “Mbrojtja e ambientit”.  Si pjesë përkrahëse e fushatave sensibilizuese,...

Plagoset një person afër Xhamisë në Dragash – Policia arreston të dyshuarin dhe jep detaje

Një person është plagosur në qendër të qytetit të Dragashit. Rasti ka ndodhur afër Xhamisë në këtë qytet të Kosovës. I dyshuari është identifikuar nga Policia...

Lajmet e Fundit