“Ideja se 26 SUV ushtarake dhe një arsenal i madh i prodhuar nga shteti serb hynë në Kosovë, të gjitha pa përfshirjen e qeverisë serbe, thjesht nuk është e besueshme”, ka shkruar Kurti në platformën ‘X’, e njohur më parë si ‘Twitter’.

Ndryshe mëngjesin e së dielës rreth 30 persona të grupit terrorist hapën zjarr ndaj një patrulle policie pranë fshatit Banjskë, me ç’rast vranë rreshterin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

Ky grup i terroristëve më pas theu portat e Manastiri në Banjskë dhe u barrikadua brenda, ku ishin priftërinjtë dhe pelegrinët vizitorë. Pasi që refuzuan të dorëzoheshin dhe vazhduan të sulmojnë në drejtim të policisë, tre prej tyre u eliminuan, një u plagos dhe u arrestua, derisa të tjerët ikë përmes maleve në drejtim të Serbisë.