2.3 C
Prizren
E premte, 19 Dhjetor, 2025

Kurti: Buxheti vjetor për investimet në trashëgiminë kulturore, më i larti ndonjëherë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar për buxhetin vjetor për kujdesin dhe investimet në trashëgiminë kulturore, ku sipas Kurtit, është më i lartë sesa në vitin 2021.

“Në tri vjet qeverisje, janë restauruar mbi 100 asete të trashëgimisë kulturore – më shumë se dy dekadat pararendëse bashkë”, shkruan Kurti.

Kryeministri Kurti, shkruan për përfundimet e restaurimeve dhe punimet që ende po vazhdojnë.

E puna po vazhdon. Përditë.

?Në pjesën e parë të këtij viti, kanë përfunduar restaurimet në:

?Kullën e familjes Tafolli në Çadrak të Suharekës

?Shkollën historike shqipe “Ismail Qemali” në Ferizaj

?Mullirin e fshatit Majac të Podujevës i ndërtuar në shek. XIX

?Mullirin e Cal Malushit në fshatin Kotradiq të Pejës

?Ndërtesën e shkollës së parë shqipe në Pejë

?Muzeun e Hidroelektranës në Prizren

?Hamamin e Gazi Mehmed Pashës në Prizren – faza e parë

?Kullën e Gjyle Kadrisë në fshatin Rastavicë, Deçan, e ndërtuar në shek. XIX

?Shtëpinë Kullë të Vesel Godenit në Viti

?Kullën e Zeqë Ramë Sadrisë në Brovinë në Gjakovë.

?????Ndërkaq punimet po vazhdojnë e janë drejt përfundimit në:

?Shtëpinë e Hynilerëve në Prishtinë

?Rezidencën e Presidentit Ibrahim Rugova

?Shtëpitë tradicionale të Janjevës

?Shtëpinë e familjes Kryeziu në Gjakovë, e cila karakterizohet me arkitekturë tradicionale të fundit të shek. XVIII

?Shtëpinë e Adem Aga Gjonit në Prizren, e karakterizuar nga arkitektura tradicionale e shek. XVIII

?Shtëpitë tradicionale të familjes Hajdini, në lagjen e quajtur Terziaj në Gjilan

?Shtëpinë e familjes Safqi në Prishtinë, e ndërtuar rreth vitit 1800

?Shtëpinë tradicionale të familjes Sylejmani brenda qendrës historike në Prishtinë, e ndërtuar në vitin 1880

?Shtëpinë e familjes Kirajtani, një prej shtëpive më të veçanta të Prizrenit

?Shtëpinë e familjes Munik në Prizren

?Qendrën Kulturore Hebraike në Qendrën Historike të Prizrenit

?Shtëpitë tradicionale në rrugën Marin Barleti në Prizren

?Kishën Katolike në Ferizaj

?Xhaminë në Turbohovc të Istogut

?Kullën e Tal Belit në Krelan të Gjakovës

?Postën e Vjetër në Mitrovicë.

Më Shumë

Rahoveci 029 forcohet para duelit me Vëllaznimit

Një ditë para ndeshjes së rëndësishme me Vëllaznimin në kuadër të Superligës së Kosovës në basketboll, skuadra Rahoveci 029 është forcuar në pozitën e...

Bedri Hamza e nis sot fushatën me tubim në Prizren

Kandidati për kryeministër nga PDK, njëherit Kryetar i kësaj partie, Bedri Hamza, do ta bëjë hapjen e fushatës nga Prizreni.   Tubimi do të mbahet në...

Lajmet e Fundit