Kurti: Dhuna e djeshme më e vogël se Jabllanoviqi

Albin Kurti15Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti tha se e gjithë dhuna e ndodhur dje në protest është më e vogël se sa vet Ministri për Komunitete dhe Kthim, Aleksandër Jabllanoviq.

Në një intervistë dhënë ekipit të Klan Kosovës e dedikuar televizionit tiranas, ABC News, ai nuk deshi asessi të krahasojë dhunën ndaj civilëve me atë ndaj policisë.

Kreu i Vetëvendosjes tha se “nuk e kishte paramenduar një trazirë të tillë të martën, por policia” sipas tij “ishte ajo qe e kishte planifikuar të ushtrojë dhunë ndaj protestuesve”.

Ai paralajmëroi se “shumë shpejt do të organizohet edhe një protestë e radhës me qëllim të njëjtë, siç është shkarkimi i Jabllanoviqit dhe futja në fuqi e Ligjit për Trepçën, që do ta bënte atë ndërmarrje publike”.

Më Shumë

Sezoni i festivaleve në Prizren fillon nesër me Bunarfest

Sezoni i festivaleve në Prizren do të hapet këtë fundjavë me edicionin e 22-të të festivalit tradicional Bunarfest, një nga ngjarjet më unike dhe...

Dragashi nis përgatitjet për organizimin e Testit të Arritshmërisë dhe Maturës 2026

Komuna e Dragashit ka mbajtur një takim informues dhe koordinues me administruesit e Testit të Arritshmërisë dhe Testit të Maturës Shtetërore 2026 në shkollat...

Lajmet e Fundit