“Ne me durim dhe vëmendje e dëgjuam ekipin menaxhues, ka qenë kërkesë e miqve tanë amerikanë dhe evropianë, që ta dëgjojmë prezantimin që do ta bëj ekipi menaxhues, nuk kemi qenë të kënaqur me faktin që ky ekipi menaxhues nuk takoi së pari, ministrin tonë Elbert Krasniqi, që vjen nga komuniteti jo shumicë, nga komuniteti egjiptian, përkundër ftesës që ky u kishte bërë për takim më 18 prill.  Sidoqoft ne shkuam në Bruksel, e dëgjuam prezantimin e draftstatutit nga ekipi menaxhues, ishin dy zonja me nga katër anëtarë, ato prezantun vetëm thelbin e draftstatutit, ndërkaq më pastaj na e përcollën atë më 67 nene. Ne pas një pauze 10 apo 15 minushe e kishim shumë të qartë se nga leximi i këtyre neneve, bëhej fjalë nga një dëshirë të madhe për një ‘Republikë Serbska’, në Kosovë“, tha Kurti për gazetarë pas konferencës së Fondit Sovran të Kosovës, bashkëorganizim i Zyrës së Kryeministrit dhe Fondacionit Friedrich Ebert Stiftun, raporton RTKlive.

Shefi i ekzekutivit tha se në takimin e Brukselit ka prezantuar vizionin, duke marrë modelin e Kroacisë. “Ndërmjetësit nuk dhanë vlerësim për atë, mirëpo pala serbe nuk pranoi as ta marrë për lexim. Ne e kemi dëgjuar ekipin menaxhues, ne e kemi lexuar propozimin e tyre, ne kemi dhënë mendimin tonë mospajtues, ndërsa për propozimin tonë nuk kemi përgjigje nga ndërmjetësi. Ky draftvizion që e kam prezantuar unë aty është i inspiruar nga modeli i Kroacisë për pakicat kombëtare, përkatësisht për pakicën serbe… Marrëveshjen për modelin për mbrojtjen e pakicës serbe në Kroaci e ka pranuar edhe Serbia, prandaj ne kemi konsideruar që ky është vendi që ne do të mund të marrim frymëzimin tonë. Nëse Serbia e ka pranuar këtë gjë me Kroacinë, konsiderojmë që do të duhet ta pranojë edhe me ne. Nuk jam i interesuar as t’i kontrolloj serbët, as t’ua shkelë të drejtat as atyre, asnjë minoriteti, as një qytetari të republikës. Në veçanti për nenin 7 të marrëveshjes bazë kam ofruar një draftvizion që shpresoj se do të marr një vlerësim nga ndërmjetësit evropianë”, ka deklaruar ai.

Duke përsëritur se nuk është i interesuar t’i kontrollojë serbët, pasi që është kryeministër i të gjithë qytetarëve të Kosovës.

Ai ka folur edhe për shkeljet që Serbia u ka bërë marrëveshjeve. “Në takimin e Brukselit u konfirmua se marrëveshja është valide, teksti i Ohrit është i pa ndrshueshëm dhe i zbatueshëm”, theksoi ai.

Kurti deklaroi se ekipit menaxhues për draft statut, i ka përfunduar puna dhe lirimi nga detyra është gjëja e logjikshme.