8.7 C
Prizren
E mërkurë, 13 Maj, 2026

Kurti flet për televizionin portugez: Serbia po armatoset për luftëra

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shpeshtuar intervistat në televizionet ndërkombëtare.

Pasi pati një paraqitje në CNN, Kurti ka dhënë një intervistë për Televizionin Publik të Portugalisë RTP.

Kurti në këtë intervistë e ka konsideruar Portugalinë si një vend mik dhe aleat që mund të ndihmojë Kosovën në procesin e njohjeve, sidomos në raport me Spanjën.

Edhe lidhjet e Serbisë me Rusinë dhe furnizimin me armë që kjo e fundit i ka bërë fqinjit verior të Kosovës, ishin ndër temat që i shtroi Kurti në televizionin portugez.

“Kosova duhet të anëtarësohet në NATO dhe BE me urgjencë”, ka thënë Kurti.

Ai thotë se tani ky anëtarësim është domosdoshmëri për shkak të kërcënimeve që paraqet Rusia për Ballkanin, përmes Serbisë.

“Rusia po mundohet ta shfrytëzojë Serbinë për destabilizimin e Ballkanit. Serbia është duke blerë armë nga Rusia”, ka thënë Kurti duke shtuar se “gjithë këtë armatim Serbia nuk e ka për mbrojtje apo parakalime ushtarake po për luftëra”.

Kreu i ekzekutivit ka thënë se vendet e BE-së për shumë kohë e kanë neglizhuar këtë bashkëpunim ushtarak mes Serbisë dhe Rusisë.

Kurti thotë se Kosova nuk ka çështje të hapura me Portugalinë derisa ka kërkuar ndihmën e saj për të arritur njohjen nga Spanja.

“Së paku Spanja të na njeh pasaportat dhe të hap një zyrë ndërlidhëse në Kosovë”.

Ai thotë se nuk ka asnjë paralele mes ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë me atë që po bën Rusia.

Më Shumë

Vjosa Duraj emërohet Drejtoreshë e Tatimit në Pronë në Prizren

Ekipit të ekzekutivit në Komunën e Prizrenit i është bashkuar Vjosa Duraj, në pozitën e Drejtoreshës së Tatimit në Pronë. Lajmin e ka bërë të...

Junior 06 fiton finalen e parë ndaj Vushtrria Basket në U16

Ekipi i vajzave U16 të Junior 06 Moni Bau ka nisur me fitore serinë finale të Play-Off-it, pasi mposhti Vushtrria Basket me rezultat 79:57,...

Bashkimi në finale

Lajmet e Fundit