14.8 C
Prizren
E mërkurë, 24 Prill, 2024

Kosova e Shqipëria hapin pikën e përbashkët të kalimit kufitar Krushevë – Shishtavec

Kosova e Shqipëria sot kanë hapur zyrtarisht pika e përbashkët të kalimit kufitar, Krushevë – Shishtavec.

Këtë e ka bërë të ditur ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla përmes një postimi në Facebook, ku tha se me homologun e tij shqiptar Bledar Çuçin kanë hapur zyrtarisht këtë pikëkalim.

“Me Ministrin e Brendshëm të Republikës së Shqipërisë z. Bledar Çuçi, sot kemi hapur zyrtarisht pikën e përbashkët të kalimit kufitar mes dy vendeve tona, Krushevë – Shishtavec. Kjo është si rezultat i marrëveshjes së nënshkruar në mbledhjen e dy qeverive tona dhe është marrëveshja e dytë nga tri sosh që po fillon së zbatuari”, ka shkruar Sveçla.

Ai tha se kjo pikë e përbashkët e kalimit kufitar do të jetë e hapur 24/7 në shërbim të qytetarëve, mjeteve dhe bartjen e mallrave jo-komerciale.

“Pika e përbashkët e kalimit kufitar do të jetë e hapur 24/7, në shërbim të qytetarëve, mjeteve dhe bartjen e mallrave jo-komerciale. Ajo do të mundësojë lëvizjen e qytetarëve të shteteve të treta, do të rrisë ekonominë e vendeve tona e do të zhvillojë turizmin në malet e bukura të Sharrit”, tha më tej ai.

Sveçla thotë se me Çuçin kanë biseduar edhe për marrëveshje të reja për të lehtësuar jetën e qyetarëve tanë në të dyja anët e kufirit.

“Mes shumë diskutimesh me Ministrin Çuçi, biseduam sot edhe për marrëveshje të reja që mund t’i kemi si Ministri, për të lehtësuar kështu jetën e qytetarëve tanë në të dyja anët e kufirit. Me vullnetin tonë të plotë dhe përkushtimin e ekipeve tona teknike, shumë shpejtë do të finalizohet edhe marrëveshja për banorët e brezit kufitar. Çdo iniciativë për të eliminuar barrierat që mund të hasin shqiptarët do të ketë angazhimin tonë maksimal. Çdo sfidë që mund të hasë Shqipëria, në krah e ka gjithmonë Kosovën. Bashkë ndajmë historinë, sfidat e krenarinë”, ka përfunduar ai.

Më Shumë

Vdes një infermierie në Malishevë

Ka ndërruar jetë, Sadije Thaçi, e cila për vitë të tëra shërbeu si infermiere në QKMF-Malishevë. E ndjera, para disa kohe kishte dal në pension. Sadije...

Moti sot: Me rrebeshe shiu dhe shkarkime rrufesh

Të enjten mbi Kosovë parashihet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell.   Sipas Meteo Kosova, gjatë orëve të para...

Lajmet e Fundit