9.9 C
Prizren
E premte, 5 Dhjetor, 2025

Kurti: Jemi të gatshëm për marrëveshje me Serbinë gjatë vitit 2022

Qeveria e Kosovës synon arritjen e marrëveshjes Kosovë-Serbi për normalizimin e marrëdhënieve.

Kryeministri Albin Kurti në një intervistë për Tv Klan thotë se janë të gatshëm që kjo të ndodhë edhe gjatë vitit 2022, por një gjë e tillë varet edhe nga Serbia.

“A do të ketë një marrëveshje të tillë varet shumë më shumë prej Serbisë sesa prej Kosovës meqenëse ne jemi të gatshëm. Marrëveshjet që nuk e nënkupton si qendër të përmbajtjes njohjen reciproke natyrisht, jo vetëm që s’janë të pranueshme për neve, por edhe nuk janë të dobishme për askënd”.

Ai ka thënë se me arritjen e marrëveshjes përfundimtare do të përfitonin të dy shtetet, meqë do të përshpejtohej procesi i integrimit të këtyre dy vendeve në familjen evropiane.

“Serbia dëshiron të vazhdojë rrugën evropiane por këtë nuk do të mund ta bëjë pa e pranuar Kosovën dhe në anën tjetër Kosova dëshiron edhe integrime evropiane por edhe euroatlantike dhe për këtë na nevojitet një normalizim i plotë me Serbinë”.

Por për kryeministrin Kurti, Serbia ka dilema sa i përket integrimit të saj në BE.

“Serbia ka dilema meqenëse ka marrëveshje të Tregtisë së Lirë me Rusinë, blen armatim prej Rusisë dhe është pjesë e Unionit Ekonomik Euroazitaik, Gazpromi ka 50% të industrisë së naftës në Serbi dhe gjithashtu 51% të basenit më të madh të gazit në Banaskit Vor në Vojvodinë, pra ata kanë dilema ndërsa ne jemi të qartë në rrugën tonë evropiane dhe europerëndimore”.

Kosova vitin e ardhshëm sipas kryeministrit Albin Kurti do të aplikojë për statusin e vendit kandidat.

Më Shumë

Nisin punimet restauruese në Shtëpinë e Vehbi Haxhiut në Prizren

Pas përkushtimit dhe koordinimit me shumë institucione, ka nisur zyrtarisht procesi i punimeve restauruese në Shtëpinë e Vehbi Haxhiut në Prizren. Ky projekt përbën një...

Policia konfirmon vdekjen e një personi në Prizren, dyshohet për vetëvrasje

Një person në Prizren është gjendur pa shenja jete. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi. “Sot, më datë 29.11.2025,...

Lajmet e Fundit