Kurti: Ligji për Pagat, javën tjetër në diskutim publik

Ligji i Pagave do të dalë në diskutim publik javën tjetër. Kështu deklaroi kryeministri Albin Kurti në një deklarim për media në Gjakovë, pasi mori pjesë në ceremoninë e përurimit të Abetares së përbashkët Kosovë-Shqipëri.

Derisa u bëri thirrje mësimdhënësve që t’i japin fund grevës, kyeministri i vendit siguroi mësimdhënësit se koeficienti i pagave i parashikuar për ta, do të jetë më i mirë sesa në të kaluarën.

Ai tha se e kupton që greva është instrument i sindikatave, por sindikatat nuk  bën të jenë instrument i bojkotit të Qeverisë e shtetit.

“Shkolla nuk bën të bojkotohet. Është e drejtë elementare e çdo fëmije që të edukohet”.

Kryeministri Kurti deklaroi se shpreson që procesi mësimor të vazhdojë sepse asnjë ditë e humbur nuk kompensohet lehtë.

Ai u bëri thirrje prindërve e mësimdhënësve që ta kuptojnë se jemi në një moment historik dhe nuk bën të braktiset mësimi.

“Nuk ka kurrfarë urrejtje apo hakmarrje ndaj askujt. Por, një gjë duhet ta kuptoni – s’mund të paguhen njerëzit për punën që nuk e bëjnë. Ata duhet të paguhen për punën që bëjnë sipas meritës. Kjo është jo vetëm çështje e ligjit, por edhe e arsyes së shëndoshë mendore”./rtklive

Më Shumë

Përfundon numërimi i votave në Prizren dhe Suharekë

Ka përfunduar numërimi i votave për partitë politike në Prizren dhe Suharekë.   Sipas rezultateve të KQZ-së, subjekti i parë në Prizren është Vetëvendosje me 44.07...

Shënohet 148-vjetori i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

Lidhja Shqiptare e Prizrenit mbetet një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë sonë kombëtare dhe një pikë referimi në rrugëtimin politik e kulturor...

Lajmet e Fundit