KEDS: S’ka më reduktime, stabilizohet situata e furnizimit me energji elektrike

Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike (KEDS) njofton se është stabilizuar situata e furnizimit me rrymë, pas kthimit në funksion të blloqeve A3 dhe B2.

Sipas KEDS-it, se tashmë janë ndalur kufizimet e energjisë elektrike me hyrjen në prodhim të këtyre blloqeve.

“Stabilizohet situata e furnizimit me energji elektrike pas rikthimit të bllokut B2 dhe A3. Njoftojmë konsumatorët se janë ndalur kufizimet e energjisë elektrike me hyrjen në prodhim të bllokut B2 dhe A3, pasi që gjendja është stabilizuar për momentin”, njofton KEDS.

Po ashtu, KEDS fron konsumatorët që të kursejnë energjinë elektrike.

“Pavarësisht kësaj, kursimi është i domosdoshëm! Prandaj, ftojmë konsumatorët t’i bashkohen thirrjes sonë për kursim të energjisë sepse çdo kilovat është i rëndësishëm të kursehet duke marrë parasysh krizën energjetike që ka kapluar gjithë botën. Ne në vazhdimësi do ju përcjellim udhëzime praktike se si mund ta kurseni energjinë elektrike dhe ta përdorni racionalisht. Në këto rrethana të vështira, ajo se çfarë na duhet është të jemi të bashkuar për tejkalimin e krizës”, përfundon kompania.

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) thotë se blloku B2 tashmë është duke prodhuar rreth 260MW/h, ndërsa A3 po prodhon 130MW/h.

Më Shumë

Tërnava uron qytetarët për festën e Kurban Bajramit, bën thirrje për unitet: Fushata me akuza e urrejtje nuk i shërben të ardhmes

Thirrjet për unitet, dashuri e solidaritet ishin në qendër të mesazhit të myftiut të Kosovës, Naim Tërnava në ligjëratën e mbajtur të mërkurën, gjatë...

“Nga fusha e blertë në vijën e frontit…” – Munishi nderon ish-futbollistin e Lirisë, Përparim Thaçi

Trajneri i Lirisë, Ismet Munishi, ka përkujtuar ish-futbollistin e klubit prizrenas dhe dëshmorin e UÇK-së, Përparim Thaçi, me një mesazh emocional të publikuar në...

Lajmet e Fundit