Kurti në hapjen e Lojërave Parasportive: T’i mbështesim personat me nevoja të veçanta

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka marrë pjesë në hapjen e Lojërave Parasportive “Kosova 2023”, të organizuara nga Komiteti Paralimpik i Kosovës.

Kurti tha se Komiteti Paralimik i Kosovës ka korrur suksese të pamohueshme që e ndihmojnë sportin, personat me aftësi të kufizuara dhe e afirmojnë vendin në arenën ndërkombëtare.

“Le të shikojmë ndeshje në kuadër të atyre se çfarë janë planifikuar e përgatitur për sot, le të argëtohemi bashkë dhe le të shoqërohemi sa më shumë në mënyrë që ta mbështesim e ta ndihmojmë njëri tjetrin e natyrisht më së shumti të gjithë ata persona që janë me nevoja të veçanta apo me aftësi të kufizuara”, tha Kurti gjatë kësaj ceremonie, transmeton Klankosova.tv.

Këtë vit, Lojërat Parasportive do të përfshijnë 13 disiplina sportive në total, teksa sipas Kurtit, mbështetja financiare është rritur nga 15 mijë euro në 100 mijë euro për vit.

Gjatë vitit të ardhshëm, në Paris 2024, Kosova do të shënojë pjesëmarrjen e parë në Lojërat Paralimpike.

Më Shumë

Në Prizren promovohet monografia për jetën dhe veprën e piktorit Hamdi Bardhi

Në Prizren është promovuar monografia kushtuar jetës dhe veprës së piktorit të njohur Hamdi Bardhi, një prej artistëve më të rëndësishëm që ka lënë...

Shkak i një mosmarrëveshjeje, rrihen nënë e bijë në Malishevë

Një nënë dhe vajza e saj janë përfshirë në një rrahje fizike paraditen e djeshme në Malishevë. Sipas raportit 24-orësh të Policisë, incidenti ka ndodhur...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit