12.1 C
Prizren
E hënë, 23 Mars, 2026

Kurti në Malishevë: Dilni në protestë në mënyrë masive

kurti ne malisheveLideri i Vetëvendosje! Albin Kurti i ka bërë thirrje edhe qytetarëve të Malishevës që të marrin pjesë në mënyrë masive në protestën e të mërkurës.

Ai në një takim që ka majtur në Mleqan të Malishevës ka përmendur arsyet se përse duhet vazhduar protestat për largimin e Jabllanoviqit. ‘’Nuk kemi asgjë me atë pse ai është serb, por ndaj asaj që ai përfaqëson si politikë e që është politika e Beogradit e cila e lufton Kosovën dhe pavarësinë e saj dhe nuk njeh luftën drejtë të popullit shqiptar si dhe mohon masakrat dhe gjenocidin serb në Kosovë’’, ka thënë Kurti.

“ Trepça është një nga pasuritë më vitale strategjike të vendit të cilën politikat e deritanishme dhe sidomos kjo aktuale po planifikon ta bëjë pjesë të dialogut çka nuk duhet lejuar me asnjë çmim”.

Ai ftoi qytetarët e Malishevës që në mënyrë sa më masive ti bashkohen protestës paqësore të së mërkurës e cila fillon në orën 12:00 në sheshin ‘’Zahir Pajaziti’’ në Prishtinë. Kurse aktivistët e Qendrës së Vetëvendosjes në Malishevë pjesëmarrësit u njoftuan se nisja e organizuar me autobusë për protestë do të bëhet të mërkurën në orën 10 para komunës së Malishevës./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Caktohen skuadrat gjysmëfinaliste të Final 4 në Ligën Unike të meshkujve

Pas përfundimit të garave të rregullave janë përcaktuar katër skuadrat gjysmëfinaliste në Ligën Unike të Meshkujve. Nga Grupi A më herët janë kualifikuar Besëlidhja dhe...

Besimtarët në Prizren falin Bajramin me plisa në kokë

Një grup besimtarësh myslimanë në Prizren kanë zgjedhur një mënyrë të veçantë për ta falur Namazin e Fitër Bajramit në xhaminë Osmani R.A. në...

Lajmet e Fundit