Wisner: Mos i shkatërroni pronat

Frank WisnerIsh përfaqësuesi i Presidentit të SHBA-ve në negociatat për statusin e Kosovës diplomati amerikan Ambasadori Frank Wisner në një Intervistë për RTV21 është shprehur i shqetësuar me protestat e dhunshme të së shtunës dhe mërkurës së shkuar.

Sipas ambasadorit Wisner, protestat e dhunshme japin mesazhin se politika e Kosovës si duket nuk luan rolin e vet si duhet as në kutit e votimit as në parlament, por me me qejf dalin në rruge dhe atë në një forme mjaft të ç’organizuar e të dhunshme.

“Është me së e rëndësishme që të sigurohen që nuk do të këtë dhune nëpër rrugë dhe dëmtim të pronës e shkatërrim që bie mbi institucionet e vendit. Si mik i Kosovës dhe njeri që kam bashkudhëtuar me Kosovën edhe pse nuk dua të komentoj lidhur me çështjet, por si mik mund të them se pavarësisht çfarë janë ato çështje, është mënyra e mirëfilltë për të debatur, argumentuar dhe debatuar për to. Nuk duhet të dilet me shkatërrime të pasurisë, lëndime të popullatës dhe dhunë mbi forcat policore”, ka shtuar Wisner.

Më Shumë

Prizreni organizon edicionin e parë të Festivalit të Kampingut në Vermicë

Drejtoria për Turizëm dhe Zhvillim Ekonomik, në bashkëpunim me Shoqatën e Kampingut “OASIS”, do të organizojnë nga 19 deri më 21 qershor 2026 edicionin...

Nisin punimet për rikonstruktimin e rrugës rajonale Arllat–Malishevë

Të martën, 16.06.2026, ka nisur zyrtarisht faza e rikonstruktimit të rrugës rajonale R110 Arllat–Malishevë, segment i cili lidh komunat e Drenasit dhe Malishevës. Në ceremoninë...

Lajmet e Fundit