3.6 C
Prizren
E shtunë, 21 Dhjetor, 2024

Kurti nis sot takimet në shtetin e Iowas në SHBA

Kryeministri Albin Kurti i shoqëruar edhe nga ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, po realizojnë një vizitë dyditëshe në shtetin e Iowas në SHBA.

Të premten e 13 prillit, kryeministri Kurti, takimet zyrtare I fillon me Guvernatoren e 43 të këtij shteti, Kim Reynolds, për të vazhduar me sekretarin e agrikulturës, Mike Naig.

Kryeministri KLurti do të jetë prezentë dhe në hapjen e shërbimeve të Konsullatës kurse më vonë gjatë ditës do të pritet në takim nga Gjeneralmajor Benjamin Correll, I cili është edhe komandant i Gardës Kombëtare të Iowas, me të cilën FSK-ja ka bashkëpunim të ngushtë.

Marrëdhënia speciale në mes Republikës së Kosovës dhe Shtetit të Iowa-së i ka zanafillat qysh nga ditët e para të çlirimit të Kosovës. Prezenca e ushtarëve amerikan me origjinë nga Iowa në Kosovën e çliruar ka kontribuar në ndërtimin e një shoqërie demokratike, të lirë dhe të orientuar drejt vlerave perëndimore. Janë ushtarët e të dy vendeve që kanë filluar partneritetin ushtarak I cili më vonë u shndërrua në partneritet në mes Republikës së Kosovës dhe shtetit të Iowa-së dhe më vonë rezultojë me hapjen e Konsullatës tonë në kryeqytetin Des Moines.

Republika e Kosovës dhe Shteti i Iowa-së nënshkruajnë marrëveshjen e shteteve simotra me 07 korrik 2013. Marrëveshja u nënshkrua nga Presidentja në atë kohë Atifete Jahijaga dhe

Guvernatori i Ioëa-së në atë kohë Terry Branstad.

Ky partneritet ka një rëndësi të veçantë pasi krijon mundësi të reja për shkëmbimin e përvojave midis dy shteteve tona, mundësi për zhvillim në fushat e ekonomisë, kulturës, bujqësisë, infrastrukturës, drejtësisë dhe arsimit .

Pas nënshkrimit të partneritetit në vitin 2013, Qeveria e Republikës së Kosovës në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Jashtme hapi Konsullatën e Republikës së Kosovës në Des Moines me 29 janar 2016, duke dëshmuar se Qeveria e Kosovës e çmon dhe e vlerëson partneritetin me Iowa-në si reciprokisht të dobishëm.

Përmes këtij partneriteti, u krijuan mundësitë për thithjen e investimeve, rritjen e kapaciteteve njerëzore, shfrytëzimin e potencialit tonë natyror si dhe për promovimin e vlerave tona të përbashkëta. Ky partneritet ndërmjet Kosovës dhe Iowa-së ka ndihmuar në shkëmbimin e vlerave dhe përvojave dhe do t'u ofrojë qytetarëve të të dy shteteve mundësi më të mëdha.

Memorandumet e bashkëpunimit në mes të institucioneve të Kosovës dhe Ioëa-së janë:

-Memorandum Bashkëpunimi në mes të Universitetit të Prishtinës dhe Kolegjit të

Bujqësisë dhe Shkencave të Universitetit të Ioëa State. Gusht 29, 2012

-Memorandum Bashkëpunimi në mes të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së

Kosovës dhe Kolegjit Ligjor të Universitetit të Iowa. Shtator 10, 2015

-Memorandum Bashkëpunimi në mes të Akademisë Diplomatike në Ministrin e Punëve të

Jashtme të Republikës së Kosovës dhe Kolegjit Ligjor të Universitetit të Iowa. Dhjetor

08, 2015

-Memorandum Bashkëpunimi në mes të Des Moines Area Community College

(DMACC), Des Moines, IA dhe Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë të

Republikës së Kosovës. Prill 03, 2017.

-Memorandum Bashkëpunimi në mes të Universitetit të Northern Ioëa dhe Ministrisë së

Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë të Republikës së Kosovës. Prill 04, 2017.

-Memorandum Bashkëpunimi në mes të Universitetit Drake, Des Moines, IA dhe

Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë të Republikës së Kosovës. Prill 05,

2017.

– Memorandum Bashkëpunimi në mes të Universitetit të Iowa, Iowa City, IA dh Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”. Prill 05, 2017, etj.

RTKLIVE

 

Më Shumë

2400 pako ushqimore dhe higjienike ndihmë për familjet në nevojë në Prizren

Drejtoria e Punës dhe Mirëqenies Sociale në Komunën e Prizrenit ka realizuar shpërndarjen e 2400 pakove ushqimore dhe higjienike për familjet në nevojë. Ky...

Prizren/Avokati Asdren Mekaj shpallet i pafajshëm, lirohet nga akuzat për “detyrim”

Avokati Asdren Mekaj është liruar nga të gjitha akuzat që rëndonin mbi të lidhur me veprën penale “detyrim”. Aktgjykimi lirues është shpallur sot në Gjykatën...

Lajmet e Fundit