21.8 C
Prizren
E shtunë, 13 Shtator, 2025

Kurti pret që me urgjencë të trajtohet çështja e të pagjeturve më 2 maj

Kryeministri Albin Kurti i shoqëruar edhe nga kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca kanë bërë homazhe te përmendorja dedikuar personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës.

Me këtë rast kryeministri ka thënë se pret që në takimin e 2 majit me presidenti serb Aleksandar Vuçiq të diskutohet me urgjencë çështja e të pagjeturve.

Kjo ngase sipas tij, në aneksin për zbatimin e marrëveshjes së Ohrit saktësohet se duhet trajtim urgjent, raporton EO, transmeton Paparaci.

Përderisa sërish ka kërkuar nga Prokuroria Special që të fillojë hetimet në mungesë të përgjegjësve të krimeve, ngase tha se dëshmitarët po plaken e madje edhe po vdesin.

“Ne në aneksin për zbatimin e marrëveshjes së Ohrit kemi thënë se është urgjente çështja e të pagjeturve, pres me urgjencë të trajtohet çështja e të pagjeturve me 2 maj”.

“Gjykimi në mungesë mundësohet tash e 4 vjet, prandaj i bëjë thirrje Prokurorisë Speciale që ato mijëra dëshmi që i kemi për krimet në Kosovë të shndërrohen e aktakuza për përgjegjësit, sikurse në Kroaci edhe në Kosovë mund të gjykohen në mungesë. Është e paarsyeshme çfarëdo vonese, se dëshmitarët po vendin e po plaken”.

Më Shumë

Arbër Rexhaj publikon fotografi me Nezir Çoçajn në Prizren

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, ka publikuar një fotografi në Facebook ku shihet duke pirë kafe me kandidatin e Nismës për Kuvendin Komunal...

Zbulohen substanca narkotike në pikën kufitare në Vërmicë, i dyshuari dorëzohet në DHTN Prizren

Dogana e Kosovës njofton se më datë 11 shtator 2025, rreth orës 09:30, në pikën kufitare në Vërmicë, gjatë kontrolleve rutinore, zyrtarët doganorë në...

Lajmet e Fundit