17.6 C
Prizren
E shtunë, 9 Maj, 2026

Kurti sot në Bruksel, pritet të takohet me krerët e BE-së dhe qeverisë belge

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot udhëton drejt Brukselit, ku do të zhvilloj takime bilaterale me krerët e institucioneve të BE-së dhe me kreun e qeverisë belge.

Kurti në këtë vizitë do të shoqërohet nga zëvendëskryeministrat Besnik Bislimi dhe Donika Gërvalla.

Kjo është bërë e ditur dje nga zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, përmes një statusi në Facebook.

Ai ka reaguar ndaj shefit të diplomacisë evropiane Josep Borell, për vazhdim të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë më 11 maj, duke thënë se një gjë e tillë nuk i është kumtuar Zyrës së Kryeministrit.

“Zyra e Kryeministrit nuk ka marrë kurrfarë ftese as njoftimi për takim mes Kosovës e Serbisë më 11 maj. Ndoshta, kjo mund të ketë qenë ideja apo edhe dakordimi me Beogradin, por jo me neve. Datat, vendet dhe agjendat e takimeve kanë kuptim dhe zbatim kur merremi vesh, jo kur imponohen njëanshëm”, ka shkruar Kryeziu.

Ndryshe, kryediplomati spanjoll ka deklaruar se dialogu Kosovë-Serbi pritet të vazhdojë më 11 maj në Bruksel.

Më Shumë

Rrahje mes dy personave në Rahovec, njëri dërgohet në mbajtje

Dy persona pas një mosmarrëveshje verbale janë përleshur fizikisht në Rahovec. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 13:50. Tutje...

Prizreni nënshkruan memorandum për përmirësimin e menaxhimit të mbeturinave

Komuna e Prizrenit ka ndërmarrë hapa konkretë për përmirësimin e shërbimeve publike dhe menaxhimin më efikas të mbeturinave, përmes një memorandumi bashkëpunimi për regjistrimin...

Lajmet e Fundit