8.8 C
Prizren
E diel, 17 Tetor, 2021

Kurti thotë që do të fitojnë pa balotazh në Prizren

Lëvizja Vetëvendosje në tubimin përmbyllës të kësaj partie në Prizren ka shprehur besimin se kandidati i kësaj partie Mytaher Haskuka do të fitojë në rundin e parë të zgjedhjeve komunale më 17 tetor.

 

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri Albin Kurti ka thënë se Prizreni me qeverisjen e Haskuka në mandatin e tij të dytë do të jetë qendër e zhvillimit të mëtejmë të turizmit, ekonomisë dhe infrastrukturës.

“Kësaj radhe jam kryeministër dhe nuk kam kohë që të vijë çdo ditë, por jam edhe më i qetë sepse e di që do të fitojmë pa balotazh e do të fitojmë sepse qeverisja e Mytaher Haskukës prej 49 objektivave, 47 janë zbatuar tërësisht ose janë në zbatim. Një gjë e kemi të sigurt. Prizreni do ta ketë edhe mbështetjen qeveritare, sepse në qeveritë e kaluara Prizreni u dënua në aspektin buxhetor, vetëm pse e kishte votuar Vetëvendosjen”, tha Kurti.

Kurti ka bërë thirrje që në zgjedhjet e së dielës të votohet për kandidatin Mytaher Haskuka si njeriu më i duhur që ta udhëheqë komunën për një zhvillim më të madh.

Kandidati për kryetar të Prizrenit nga Lëvizja Vetëvendosje, njëherësh kryetari aktual Mytaher Haskuka ka thënë se gjatë mandatit të kaluar Prizreni ka qenë ndër komunat më të suksesshme në realizimin e objektivave të saja, pavarësisht problemeve buxhetore.

“Jam i sigurt që sivjet do ta thyejmë numrin e asamblistëve në kuvendin tonë… Ne jemi të sigurt se në mandatin e Albin Kurtit, në mandatin tonë të dytë, do të garantojë se komuna e Prizrenit dhe ne si qytetarë të Prizrenit, do ta kemi kryeministrin Kurti prapë dhe ai do të garantojë që Prizreni nuk do të shkelet më…Bashkë fituar herën e kaluar, bashkë do të fitojmë prapë, pasi ne kemi projektin më të mirë”, ka thënë Haskuka.

Ai ka thënë se gjatë mandatit të tij do t’i kushtojë rëndësi projekteve për një Prizren të gjelbër, ndërtimit të rrugës Prizren-Tetovë, zhvillimin ekonomik. Po ashtu do të ketë një kujdes të veçantë për shëndetësinë, arsimin, sportin e infrastrukturën.

 

Më Shumë

Vlora Çitaku në Prizren, kërkon mbështetjen e qytetarëve për Shaqir Totajn

Ish-ambasadorja Vlora Çitaku, deputetja e PDK-së Blerta Deliu – Kodra, Luljeta Veselaj – Guta, anëtare të kryesisë qëndrore të PDK-së të shoqëruara nga bashkëshortja...

Totaj tregon se si e ka planifikuar ta bëjë rregullimin urbanistik në Prizren

Kandidati i PDK-së në garë për të parin e Prizrenit, Shqir Totaj, ka treguar planin e tij se di do ta vë në zbatim...

Një viktimë dhe 29 raste të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit në vend një pacientë me COVID-19 ka ndërruar jetë. Gjatë këtyre orëve...

Përplasje veturash në rrugën Malishevë-Rahovec, tre persona të lënduar

Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot rreth orës 14:00 në aksin rrugor Malishevë-Rahovec. Lajmin për Gazetën...

Ylli fiton bindshëm ndaj Dritës

Golden Eagle Ylli ka shënuar fitore të thellë ndaj RC Cola Dritës me rezultat 71:106 , në kuadër të javës së pestë të Art...

‘Babai i bombës bërthamore të Pakistanit’ vdes nga koronavirusi

Shkencëtari pakistanez, Abdul Qadeer Khan, ka vdekur në moshën 84 vjeçare pas komplikimeve nga COVID-19. Khan ishte i famshëm pasi e kishte krijuar impiantin e...

Ky është plani i Anton Qunit për zhvillim ekonomik në Prizren

Kandidati i Lidhjes Demokratikë të Kosovës, për kryetar të Prizrenit, Anton Quni ka shpalosur programin e tij qeverisës në emisionin Prime Time, në Kanal10. Quni...

Dy derbi në mesjavë

Në mesjavë do të zhvillohet xhiroja e gjashtë në Superligën e Kosovës në basketboll. Takim shumë interesant do të zhvillohet ndërmjet Golden Eagle Yllit dhe...

278 gjoba për mosrespektim të masave anti-pandemi

Policia e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 278 gjoba për shkak të mosrespektimit të masave antiCOVID. 22 persona u arrestuan, 14 persona...

Ceferin: UEFA do të vazhdojë të kundërshtojë planet për organizimin e Kampionatit Botëror çdo dy vjet

Kampionati Botëror aktualisht organizohet çdo katër vjet, megjithatë kjo nuk po duket kohë e mjaftueshme për FIFA-n të cilët duan që të mbahet çdo...

Haxhi Avdyli komenton foton ku shihet bashkë me Hashim Thaçin

Deputeti i Listës Guxo, Haxhi Avdyli e ka mohuar se ka qenë pjesë e strukturave të Partisë Demokratike të Kosovës përkundër se i është...

Quni thotë se Nasheci dhe Lugishta e Hasit u lanë në mjerim

Kandidati i LDK-së për kryetar të Prizrenit, Anton Quni, në kuadër të fushatës zgjedhore është takuar me banorët e fshatit Nashec dhe Lugishtë të...

Mbi 600 mijë qytetarë të vaksinuar me dozën e dytë AntiCovid-19

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.432.135 doza të vaksinës anti-COVID-19. Sipas njoftimit,...

Newcastle e dëshiron Zidanen

Newcastle United është duke menduar seriozisht për zëvendësimin e trajnerit aktual, Steve Bruce. Drejtuesit arabë, që blenë klubin e Premier Ligës së fundmi, po mendojnë...

E dhimbshme: Polici i ri qëllohet për vdekje në ditën e parë të punës në SHBA

Një oficer policie 26-vjeçar është qëlluar për vdekje, në ditën e tij të parë në punë në departamentin e policisë në Alamo, Georgia, njoftuan...

Liga Unike, shorti hidhet të dielën

Nesër në orën 11:00 do të hidhet shorti për Ligën Unike, në konkurencën e meshkujve dhe atë të femrave. Te meshkujt në këtë edicion do...

Lajmet e Fundit