14.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Kurti: Tradhtia e Isa Mustafës ndaj VLAN-it, rriti migrimin ilegal

AlbinKurti1205Albin Kurti dhe lëvizja e tij Vetëvendosje, nuk e kanë në plan që t’i ndalin protestat. Gjatë një interviste për emisionin InfoBox në Radio Dukagjini, Kurti ka thënë se protestat nuk janë anuluar – ato do të vazhdojnë pas disa ditësh.

“Gjithsesi që protestat do të vazhdojnë. Kemi marrë vendim që protesta të shtyhet për disa ditë dhe protesta e ardhshme të vazhdoi për kërkesën e dytë që është mbrojtja e Trepçës përmes ligjit të veçantë, që e bënë Trepçën ndërmarrje publike”, ka thënë Kurti.

Ai insiston se protestat e radhës për Trepçën do të jenë edhe më të mëdha, ndërsa shtoi se rreth protestave të reja përkrahja po rritet.

Kurti ka thënë se qytetarët janë ata që e shkarkuan Jabllanoviqin dhe jo kryeministri apo Kuvendi. Sipas tij, Jabllanoviq nuk e ka vendin në asnjë nga institucionet e vendit.

“Me zërin e deputetëve në Kuvendin e Republikës nuk do të mund të shkarkohej Jabllanoviq, është zëri i qytetarëve në sheshin Skenderbe, ai i cili e ka bërë këtë ndryshim të madh. Po ashtu e dimë se po të mbetej gjithçka në ndërgjegjen e kryeministrit Isa Mustafa gjithashtu nuk do të shkarkohej Jabllanoviqi. Madje në disa raste ai e pat mbrojtur në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë”, shtoi Kurti.

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, ka akuzuar drejtpërdrejtë kryeministrin Isa Mustafa për migrim ilegal të kosovarëve.

Sipas tij, largimi i Mustafës nga koalicion VLAN u ka humbur shpresat qytetarëve të vendit.

“Emigrimi ilegal ka të bëjë shumë me faktin që Isa Mustafa, e tradhtoi marrëveshjen e 10 shtatorit dhe e bëri marrëveshjen e Rashkës më 9 dhjetor, me ç’rast besoj se një numër shumë i madh i qytetarëve të Kosovës e kanë dashur një qeveri të koalicionit VLAN, mirëpo Isa Mustafa e pamundësoi atë”, ka thënë mes tjerash lideri i Vetëvendosjes.

Madje sipas Kurtit, marrëveshja e Brukseli i ka dhënë kontribut të madh migrimit ilegal, pasi u është mundësuar qytetarëve që të ikin vetëm me letërnjoftim.

Ai gjatë kësaj interviste mes tjerash ka mohuar që të ketë taktizuar kur ka hequr dorë nga rikandidimi për kryetar të Vetëvendosjes, derisa nuk e ka mohuar e as pohuar mundësinë e kthimit të tij në krye të lëvizjes.

Ai raportet me kreun e Komunës, Shpend Ahmeti i ka përshkruar si normale, derisa ka thënë se do të vazhdojë të jap kontribut të madh për lëvizjen në teren.

Më Shumë

Lirohen qytetarët e Kosovës që u ndaluan mbrëmë nga policia serbe

Para pak çastesh, autoritetet serbe dhanë urdhër për të liruar kosovarët e ndaluar prej mbrëmë në kufirin Kroaci-Serbi. 12 autobusët e ndaluar janë nisur për...

Ish-gazetari Ramadan Baraliu aderon në Vetëvendosje

Ish-gazetari dhe politikologu, MSc. Ramadan Baraliut ka aderuar sot në Lëvizjen Vetëvendosje. Ai ëshvë mirëpritur nga kryetari i Qendrës së LVV-së në Prizren, Artan Abrashi...

Lajmet e Fundit