11.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Poetja nga Malisheva frymëzohet nga ikja e kosovarëve

Hana HoxhaHana Hoxha është poete e re, 23 vjeçare, e cila vjen nga një fshat i Komunës së Malishevës. Ajo ka studiuar shkencat politike, mirëpo përveç kësaj, Hana ka prirje edhe në botën e artit përkatësisht në poezi.

E prekur nga gjendja aktuale e ikjes së kosovarëve nga Kosova, poetja e ka titulluar librin e saj të fundit “Rrugë pa emër”. Ajo në një intervistë për Infdirekt.tv, rrëfen për arsyen e titullit të librit, për jetën e saj, kohën kur ka filluar të merret me shkrime dhe synimet për të ardhmen.

Në vijim lexojeni intervistën e plotë

Infodirekt.tv: Për të gjithë ata që nuk ju njohin, a mund të na e tregoni kush jeni dhe me çka merreni?

Hoxha: Unë jam Hana Hoxha, nga një fshat i Komunës së Malishevës. Jam 23 vjeçare dhe jetoj që 6 vite në Prishtinë, ku i kam mbaruar studimet e Shkencave Politike në Universitetin e Prishtinës.

Infodirekt.tv: Çka ju shtyri të merreni me shkrime?

Hoxha: Hapat e parë kur kam filluar të merrem me shkrime kanë qenë vitet 1998-1999. Këto janë vitet e kohës së luftës. Gjatë asaj periudhe, unë si e vogël e fillova klasën e parë kur vazhdimisht flitej për luftën dhe dëshiroja që çdo gjë që ndodhte në luftë ta vendosja në letër. Pasi që isha e vogël për ta ndihmuar popullin, kjo ishte mënyra e vetme që si fëmijë të jepja kontributin tim.

Infodirekt.tv: Që sa kohë keni filluar të shkruani?

Hoxha: Unë kam filluar të shkruaj si shumë e vogël.
Shkrimet e mia të para kanë qenë rreth moshës 6-7 vjeçare.

Infodirekt.tv: A mund të na e përshkruani periudhën prej kohës kur keni filluar të shkruani deri më tani?

Hoxha: Po për çdo njeri i cili merret me aktivitete, fillimet janë të vështira, ashtu ishte edhe për mua fillimi. Me kalimin e kohës të gjitha vështirësitë kanë filluar të zbehen dhe falë ndihmës së miqve e kam pasur më lehtë të përballem me to.

Infodirekt.tv: Ju si poete e re, si e perceptoni botën imagjinatave të një shkrimtari?

Hoxha: Të jesh poet, apo t’i takosh botës së artit është vërtet një gjë shumë e mirë. Mund të them, jo vetëm pse unë i takoj kësaj lëmi por të gjithë ata që merren me shkrime mund të konsiderohen të shenjt nga fakti që gjërat mund t’i shohim pak më larg dhe ajo ndjenja ose instinkti që e posedojmë, na ndihmon t’i kuptojmë gjërat shumë më parë se të tjerët.

Infodirekt.tv: Cilët janë shkrimtarët tuaj të preferuar dhe a merrni ndonjë frymëzim prej tyre?

Hoxha: Ka një numër të madh të shkrimtarëve të cilët kanë prirje të mëdha për shkrime, mirëpo si idol për mua deri më tani mbeten shkrimtarët e njohur, Isamil Kadare dhe Rexhep Qosja

Infodirekt.tv: Sa libra keni të botuara deri më tani dhe cilat janë përmbajtjet e tyre në përgjithësi?

Hoxha: Deri më tani kam botuar pesë libra me tema të ndryshme. Libri i parë titullohet “Ëndërroj” i cili i kushtohet tërësisht luftës. Libri dytë titullohet “Durimi mbi të gjitha” i cili është vazhdimësi e atyre temave, libri i tretë mund ta quaj si një lloj ditari dhe ka të bëjë me jetën personale. Më pas libri i katërt “Dashuria që nuk mund t’i takoj brigjet” i cili ka tematikë sociale dhe të dashurisë kurse libri i fundit titullohet” Rrugë pa emër”.

Infodirekt.tv: Siç e thatë edhe ju, libri i fundit që e keni botuar është libri “Rrugë pa emër” i cili do të promovohet me 6 shkurt. A mund të na flisni diçka rreth këtij promovimi?

Hoxha: Po siç edhe ju kam njoftuar promovimi do të mbahet me 6 shkurt në Kuvendin Komunal në Malishevë, ku do të jenë prezent shumë mysafirë nga politika, arti, njerëz të cilët e duan kulturën gjegjësisht shkrimin.

Infodirekt.tv: Pse e keni titulluar pikërisht “Rrugë pa emër”, cila është domethënia e titullit?

Hoxha: Është interesante se tek ky libër, deri në momentin e fundit ka qenë një titull krejtësisht tjetër, mirëpo duke e parë fatkeqësisht gjithë situatën e fundit të ikjes së të rinjve të cilët nuk po arrijnë të gjejnë veten këtu për shkak se nuk po ju ofrohen mundësit vendosa ta ndryshoj.
Të rinjtë, po e zgjedhin ikjen nga Kosova, pa destinacion të caktuar. Kjo më ka prekur mjaft shumë dhe duke u bazuar në këtë kam vendosur librin ta titulloj “Rrugë pa emër”.

Infodirekt.tv: Cila është tematika e këtij libri?

Hoxha: Ky libër është një përmbledhje e botimeve të mëparshme. Këtu kam theksuar dashurinë për atdheun se për mua gjëja më me vlerë në këtë jetë është atdheu. Përveç kësaj, përfshinë edhe tema për luftëtarët, dëshmorët, tema sociale, të dashurisë si dhe disa përjetime nga jeta ime personale.

Infodirekt.tv: Kush janë bashkëpunëtorët e librit?

Hoxha: Redaktorë i këtij libri është Dan Ibrahimi, kurse kësaj here ajo që më bën të ndihem krenare dhe e nderuar me këtë libër, janë recezentët e librit që vërtetë kanë kontribuar për vendin dhe popullin tonë. Këta janë recezentja, Mevlude Mezini-Saraqi, ajo me vullnetin dhe dëshirën e saj ka pranuar të jetë recizente e librit, kurse recezenti i dytë është deputeti, Nait Hasani.

Infodirekt.tv: Cilat janë planet dhe synimet tuaja për vitin 2015?

Hoxha: Nuk kam ndonjë plan afat shkurtër por mendoj që do t’i përkushtohem me shumë lëmisë të cilën edhe e kam studiuar. Mirëpo përveç angazhimeve të mia në politikë nuk do të lë anash artin e të shkruarit.

Infodirekt.tv: Për fund a keni ndonjë mesazh për të gjithë adhuruesit e librit?

Hoxha: Mesazhi im për të gjithë lexuesit dhe artdashësit është që të lexojnë sa më shumë libra të frekuentojnë bibliotekat dhe të pajisen me njohuri të përgjithshme sepse vetëm kështu do të mund të krijojnë identitetit dhe personalitetin e tyre.

Më Shumë

Hilë Mosi, poeti dhe luftëtari i çlirimit të trojeve shqiptare

Hilë Mosi lindi me 22 Prill 1885 në Shkodër dhe vdiq në shkurt 1933 në Tiranë, biri i Mark Mosit, qe ndër atdhetarët më...

Vdes një infermierie në Malishevë

Ka ndërruar jetë, Sadije Thaçi, e cila për vitë të tëra shërbeu si infermiere në QKMF-Malishevë. E ndjera, para disa kohe kishte dal në pension. Sadije...

Lajmet e Fundit