10.8 C
Prizren
E martë, 23 Prill, 2024

Kurti, i vendosur – edhe britanikëve u thotë se dialogu duhet pezulluar

VV-Ian CliffLideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka pritur në takim drejtorin për Kosovën, Shqipërinë e Maqedoninë, të Departamentit për Evropën në Ministrinë e Jashtme të Britanisë së Madhe, Dashiell Caldwell, i shoqëruar nga ambasadori i Britanisë së Madhe, Ian Cliff.

Sipas një njoftimi të lëshuar nga Lëvizja Vetëvendosje, në takim u diskutua për situatën politikë në vend, posaçërisht për zhvillimet pas zgjedhjeve të 8 qershorit 2014.

“Albin Kurti i njoftoi Caldwell dhe Cliff për ecurinë e procesit pas zgjedhjeve si dhe për takimet që janë mbajtur me subjektet politike në vend”, thuhet në komunikatë.

Midis të tjerash Kurti theksoi se: “Ne kemi thënë se janë tri faza. E para, për të cilën kemi arritur dakordim shumë të shpejtë me të gjithë, ishte që nuk do të ketë Thaçi 3”.

“Aktualisht jemi në fazën e dytë e cila konsiston në atë se çfarë nuk duhet të bëjë Qeveria e ardhshme dhe me këtë rast ne kemi paraqitur kriteret tona, e që janë pezullimi i dialogut me Serbinë dhe ndalja e privatizimit. Nëse e mbarojmë me sukses fazën e dytë, atëherë do të kalojmë në fazën e tretë e cila lidhet me se çfarë duhet të bëjë Qeveria e re”, citohet të ketë thënë Kurti.

Gjithashtu shtohet se gjatë takimit u diskutuan edhe tema të tjera në lidhje me zhvillimin dhe të ardhmen e Kosovës.

Më Shumë

Osmani: Pesë policë të Kosovës po mbahen peng nga Serbia

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se pesë policë të Kosovës “po mbahen peng” nga Serbia, shtet të cilin e cilësoi si “shovinist”. Në ceremoninë...

Tri përballje interesante në Albi Mall Superliga – vëmendja në Suharekë

Sot do të zhvillohen tri ndeshje në Albi Mall Superligën e Kosovës. Vëmendja do të jetë në Suharekë, pasi Ballkani është nikoqir i Dritës për...

Lajmet e Fundit