3.8 C
Prizren
E martë, 13 Janar, 2026

Kurti: Vetëvendosje synon ta formojë e vetme Qeverinë e ardhshme

Lëvizja Vetëvendosje synon të fitojë mbi 50 për qind të votave në zgjedhjet e ardhshme nacionale, ka thënë sot Albin Kurti, kryetar i këtij subjekti.

Kurti, në një intervistë për Radio Evropa e Lirë, ka deklaruar se mbështetja për subjektin që ai drejton, është “dyfishuar që nga 6 tetorit”.

“Kurrë nuk ka qenë mbështetja më e madhe për Lëvizjen Vetëvendosje sesa sot. Që nga 6 tetori kur i fituam zgjedhjet e deri tash në fillim të muajit prill, praktikisht është dyfishuar mbështetja për neve. Ne do të hyjmë në garën politike elektorale jo vetëm për të fituar kësaj radhe, por gjithashtu edhe që ta kemi edhe numrin e nevojshëm e të mjaftueshëm të deputetëve për të formuar qeverinë e radhës”, ka thënë Kurti.

Ai nuk ka dashur të komentojë koalicionet e mundshme të ardhshme të Lëvizjes Vetëvendosje.

“Mirëpo, nuk mund të flitet tash për koalicionet e ardhshme, kur nuk i kemi ende zgjedhjet e shpallura dhe pas asaj se çfarë na ndodhi me braktisjen e orientimit tonë qeveritar të përbashkët nga partneri ynë i koalicionit”, ka thënë Kurti.

Më Shumë

Kryeprokurori i Prizrenit, Kryeziu: Në kohën e fundit kemi të bëjmë me raste të shumta të kokainës

Në periudhën janar-tetor 2025, Prokuroria Themelore në Prizren ka 260 lëndë aktive lidhur me veprat penale të narkotikëve. Nga këto raste nën hetime apo të...

I përkeqësohet gjendja njërit të dyshuar gjatë seancës për rastin e ‘zhvatjes’ së mbi 1 milion eurove nga BSK

Njërit nga të dyshuarit në rastin e zhvatjes së mbi 1 milion eurove nga Byroja Kosovare e Sigurimeve (BSK) i është përkeqësuar gjendja shëndetësore...

Lajmet e Fundit