Kush është “terminatori” nga Azovstal, një student historie që humbi një sy dhe një dorë gjatë luftimeve

Ilija Samoilenko, një oficer nga Azov, tërhoqi vëmendjen kur iu drejtua publikut më 8 maj nga uzina e rrethuar e çelikut Azovstal.

Ai foli në konferencë pas zëvendëskomandantit të Regjimentit Kalinin, Batalionit Azov, dhe u bëri përshtypje shumë njerëzve me njohuritë të gjuhës angleze.

Informacioni për të është publikuar tani nga Garda Kombëtare e Ukrainës.

Samoilenko iu bashkua ushtrisë në vitin 2015 dhe humbi krahun e majtë dhe syrin e djathtë gjatë luftimeve.

Krahun e ka zëvendësuar me një protezë mekanike titani, ndërsa tani ka një sy artificial.

Para se të shkonte në luftë, ai studioi në Fakultetin e Historisë të Universitetit të Kievit dhe ëndrra e tij është që të përfundojë studimet pas përfundimit të luftës.

Më 8 maj, ushtarët ukrainas nga Azov thanë se do të luftonin sa të ishin gjallë dhe i bënë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të ndihmonte në evakuimin e të plagosurve. /Telegrafi/

Më Shumë

Zafir Berisha bën thirrje për mbështetje të Ramush Haradinajt në zgjedhjet e 7 qershorit

Kryetari i Bashkimit Demokratik të Prizrenit (BDP), Zafir Berisha, u ka bërë thirrje përkrahësve të tij që në zgjedhjet e 7 qershorit të mbështesin...

Nënshkruhet marrëveshja për dislokimin e rezervuarit në Kalanë e Prizrenit

Ministria e Kulturës dhe Turizmit, Ministria e Ekonomisë dhe Hidroregjioni Jugor kanë nënshkruar një marrëveshje tripalëshe për realizimin e projektit kapital “Dislokimi i rezervuarit...

Lajmet e Fundit