23.8 C
Prizren
E hënë, 16 Maj, 2022

Balje tregon pse ka vendosur ta votojë Projektligjin për tërheqjen e mjeteve nga Trusti

“Deputete, të lutem votoni për Trustin”, kjo është arsyeja pse deputetja e Grupit e Kuvendit të Kosovës, Dude Balje ka vendosur të votojë pro tërheqjes së mjeteve nga Trusti.

Deputetja e Grupit Multietnik, Balje për Insajderin ka konfirmuar se është pro iniciativës së propozuar nga PDK, për tërheqjen e 30%.

“Personalisht do ta përkrahi dhe dua t’i jap qytetarëve të Kosovës vet me vendos për vete nëse donë me marrë 30%, po nëse jo nuk është e obligueshme. Nëse ata mendoj se nuk është mirë me marrë ata nuk kanë obligim me marrë. Ne kemi dal prej një kohë shumë të vështirë financiarisht dhe tash unë mendoj që është shumë fer, e drejt pasi është pare e qytetarëve, ata vet me vendos për vete”, tha Balje për Insajderin.

Ajo tregoi edhe për një rast konkret se si disa qytetarë i kërkuan asaj voton pro tërheqjes së mjeteve nga Trusti.

“Unë jam non-stop në kontakt me qytetarët, kam shkuar me familje me ble ushqim për shtëpi dhe disa persona më kanë ndal, pasi e kanë ditë që jam deputete dhe më kanë thënë deputete të lutëm votoni për Trustin. Do të thotë nëse është e rëndësishme për qytetarët, unë jam me ata. Sepse ne jemi zëri i tyre. Ne nuk kemi drejt vet me vendos çka është mirë për ta”, ka thënë ajo.

E pyetur nëse i gjithë grupi Multietnik janë një zëri, Balje është shprehur se janë ndarë në dysh për këtë pikë.

“Grupi multi-etnik është nda, disa janë pro disa kundër por prapë se prapë secili flet për vete”, tha Balje.

Ndërkohë, Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu në deklarim për Insajderin tha Qeveria Kurti dhe deputeti i Vetëvendosjes, Armend Muja nuk po e neglizhojnë këtë pikë. Përkundër kësaj, ai u shpreh se me 25 maj në Kuvend të Kosovës do të diskutohet për tërheqjen e mjeteve.Siç duket PDK, nuk do të jetë e vetme karshi propozimit që ua mundëson qytetarëve tërheqjen e mjeteve financiare nga Trusti Pensional deri në 30 për qind. Iniciativa e tyre po përkrahet edhe nga LDK e AAK.

Deputeti, Shkëmb Manaj për Insajderi tha se “Vlerësimi i Departamentit të Ekonomisë është që duhet të votohet pro dhe ky është qëndrimi i LDK-së”.

Nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës janë deklaruar pro tërheqjes së parave nga Trusti, me arsyetimin se është kohë krize./GazetaInsajderi

Asociation “Loyola–Gymnasium” shpall konkurs për regjistrimin e nxënësve për vitin shkollor 2022- 2023

Më Shumë

“Kundër flokëve të gjatë”, tregim nga Pier Paolo Pasolini

Hera e parë që kam parë flokëgjatë ka qenë në Pragë. Në hollin e hotelit ku rrija hynë dy djem të huaj, me flokë...

Arsenali e ka prioritet transferimin e Gabriel Jesus

Gabriel Jesus pritet të jetë ndër futbollistët e parë që do të largohet nga Manchester City gjatë afatit kalimtar veror. Ardhja e Erling Haaland i...

Suharekasi me fat, për një ditë dorëzon vizën në ambasadë dhe martohet

Dita e martesës për të gjithë mbetet e paharruar. E tillë do të mbetet edhe për Albion Gashin nga Komuna e Suharekës. Por jo...

Youssoufa Moukoko kërkohet nga Real Madrid

Një nga talentet më premtues të Borussia Dortmund-it, Youssoufa Moukoko, po kërkon të largohet nga klubi verdhezi. Sipas raportimeve të gjermanes “Bild”, Real Madrid-i po...

Fillon ndërtimi i një kilometre rrugë në fshatin Bubavec të Malishevës

Në kuadër të rregullimit të infrastrukturës rrugore në fshatrat e komunës së Malishevës, kanë filluar punimet në ndërtimin e afro një kilometri rrugë në...

Policia nis patrullimin me biçikleta në Prizren

Policia e Kosovës ka nisur patrullimin me biçikleta në qytetin e Prizrenit. Policia ka njoftuar se ky aktivitet ka për qëllim identifikimin e kundërvajtjeve të...

Sonte nata e parë gjysmëfinale e Eurovision, Ronela Hajati performon e para

Sonte mbahet nata e parë gjysmëfinale e festivalit evropian, “Eurovision Song Contest 2022”. Ronela Hajati do ta përfaqësojë Shqipërinë këtë vit me këngën “Sekret” dhe...

Krasniqi: Jam krejtësisht i pafajshëm, më vjen turp që jetojë në këtë kohë

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka dalë para Gjykatës Speciale në seancën dëgjimore pas dorëzimit të aktakuzës së re, me ndryshime, të...

Pogba nuk preferon t’i bashkohet Manchester City-t

Paul Pogba preferon të largohej jashtë vendit, para se të qëndronte në Premier League me Manchester City-n kur kontrata e tij me Manchester United...

Talenti i Arsenal-it dhe ai i Chelsea-t “braktisin” Anglinë, zgjedhin të përfaqësojnë Ganën

Kombëtarja e Anglisë do të humbasë dy yje të të ardhmes. Talenti i Arsenal-it, Eddie Nketiah, si dhe ai i Chelsea-t, Callum Hudson-Odoi, duket...

Prizren/ Shpresa Emra pret në takim kryeprokurorin Admir Shala

Kryetaren e Gjykatës Themelore në Prizren, Shpresa Emra, sot e kanë vizituar kryeprokurori Admir Shala, zëvendës kryprokurorja Ariana Shajkovci, si dhe prokurorët Ervehe Gashi...

Fero i bie pishman për tatuazhet: Pasi lexova hadithet vendosa të mos bëj më

Në kuadër të shumë reperëve që kanë qenë të ftuar në emisionin “Barber Shok”, i radhës ka qenë reperit Feronit Shabani, i njohu si...

Qeveria thotë se ka arritur t’i bindë disa shtete për liberalizimin e vizave

Qeveria e Kosovës është zotuar se sivjet do të ndërmarrë disa hapa drejt konkretizimit të proceseve integruese në Bashkimin Europian. Në një deklaratë për Radion...

Shkuarja e nënkryetarit në Durrës me veturë zyrtare përplasë LDK-në e PDK-në në Dragash

Shkuarja e nënkryetarit Selim Kryeziu në Durrës me veturë zyrtare, ka shfaqur përplasje në mes LDK-së e PDK-së në Dragash. Vetura e komunës së Dragashit...

Zgjohuni nga gjumi dogmatik o Akademik shqiptar!

Shkruan: Fadil Maloku, Profesor universitar Zgjohuni nga gjumi dogmatik o Akademik shqiptar! 1. Sepse, po ofrohen momente tejet të volitshme historike për t’u faktorizuar edhe një...

Veseli deklarohet i pafajshëm: Gjyqi të fillojë sa më shpejt dhe ta shpreh pafajësinë time para qytetarëve

Ish-kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli ka dalë para Gjykatës Speciale në seancën dëgjimore pas aktakuzës së re, të ndryshuar të cilën Prokuroria e Specializuar...

Lajmet e Fundit