11.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

“Sekret” dështimi i Shqipërisë për kualifikim në finalen e “Eurovizion”

Shqipëria këtë vit me këngëtaren Ronela Hajati dhe këngën e saj “Sekret”, dështoi të kualifikohet në natën finalen e “Eurosongut”.

Ajo këndoi e para në natën e parë gjysmëfinale, por nga 17 këngë në garë,  mbeti jashtë dhjetëshes që do t’i mundësonte të këndonte në finalen e 14 majit në skenën e festivalit që po mbahet në Torino të Italisë.

Pas Eugent Bushpepës në Portugali, Jonida Maliqit  në Izrael (për shkak të pandemisë, Arilena Ara nuk arriti të këndojë sepse u anulua tërësisht mbajtja e festivalit në vitin 2020) dhe Anxhela Peristerit që në Holandë e kualifikuan Shqipërinë në finale, Ronela nuk arriti t’i bindë juritë profesionale dhe publikun që ajo të ketë një vend në natën e madhe.

Kështu, “Sekreti” i Ronela Hajatit u zbulua, por jo edhe arsyeja përse kjo këngë dhe kjo përformancë nuk mori vota të mjaftueshme të kualifikohet.

RTKlive ka pyetur disa artistë e këngëtarë në Kosovë, për të dhënë opinionin e tyre për arsyet që kanë mundur ta penalizojnë këngëtaren Ronela Hajati që të mos kualifikohet.

Megjithatë, përveç komenteve pozitive nëpër rrjetet sociale, për atë çfarë këngëtarja paraqiti në skenën e natës së parë gjysmëfinale të 10 majit, askush prej tyre nuk deshi të flasë.

Paradoksalisht, komentet e tyre nuk janë edhe aq në harmoni me rezultatin e  këngës dhe këngëtares.

Sidoqoftë, në youtube, vetëm për disa orë, kënga ka marrë më shumë se 723 mijë klikime, ndërsa videoklipi i këngës, i  publikuar në faqen  zyrtare e Eurovisionit, para dy muajsh, numëron mbi 3.5 milionë shikime.

Kjo është kënga e dytë më e klikuar, pas asaj të Ukrainës, e cila ka mbi 948 mijë klikime dhe e cila u kualifikua për në finalen e Eurovizionit.

Pas publikimit të radhitjes së shteteve të cilat u kualifikuan në finalen e madhe të “Eurovision 2022”, shumë adhurues të festivalit kanë shprehur zhgënjimin për mos kualifikimin e Shqipërisë.

Në Festivalin e Këngës në RTSH, në vendin e dytë u radhit Alban Ramosaj me këngën “Theje”/RTKLIVE/

Më Shumë

Totaj takohet me Presidentin e Këshillit të Ambasadorëve Amerikanë, Timothy Chorba

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj ka takuar Presidentin e Këshillit të Ambasadorëve Amerikanë, Timothy Chorba, në një drekë solemne në Army & Navy Club...

Moti sot: Me rrebeshe shiu dhe shkarkime rrufesh

Të enjten mbi Kosovë parashihet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell.   Sipas Meteo Kosova, gjatë orëve të para...

Lajmet e Fundit