Eksperti juridik Riza Smaka thotë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për çështjen e Kryeparlamentarit i ka hapur rrugë zgjedhjeve të reja.
Duke folur për Politiko.net, ai pohon se me këtë Aktgjykim mbyllet mundësia për Bllokun Opozitar që ta propozojë kandidatin për Kryetar të Kuvendit dhe i hapet rrugë vetëm zgjedhjeve.
“Aktgjykimi edhe si i tillë është i ekzekutueshëm. Por s’është i pakomentueshëm dhe i painterpretueshëm, sepse nuk është Bibël që dikush po përpiqet për ta mitizuar”.
“Nga aspekti i jurispodencës, nuk ishte dashur të jetë një aktgjykim i tillë. Do duhej të ishte në konformitet të plotë me Kushtetutën, e Kushtetuta është e qartë dhe shumë precize, ku thotë që GP më i madh në Kuvend jo në zgjedhje”.
“Kjo nuk ka mundur të ndodhë duke marrë parasysh edhe strukturën e Gjykatës dhe funksionin e saj që ushtron sidomos në kohët e fundit, por së paku është dashur t’i merrte parasysh edhe faktorët edhe rrethanat politike dhe shoqërore në vendin tonë”.
“Do të duhej të ishte kësisoji: Fillimisht dhënia e oportunitetin GP më të madh që do të rezultonte nga koalicioni parazgjedhor. Nëse do të kishte shumicë të nevojshme, do ta zgjidhte Kryetarin pakontestueshëm. Nëse do të dështonte, do të duhej të kalonte tek GP i koalicionit paszgjedhor, edhe do ndiqej procedura e njëjtë. Nëse do t’i kishin votat, do ta zgjidhnin Kryetarin, nëse jo, do të mund të flitej për shpërbërje të Kuvendit dhe shkuarje në zgjedhje të parakohshme, si zgjidhje e pashmangshme”.
“Tani praktikisht mbyllet porta e dytë dhe krijohen kushte shumë të volitshme për shpërndarjen e Kuvendit dhe për shpalljen e zgjedhjeve, që do të jenë të kushtueshme, të mërzitshme, banale dhe krejtësisht të panevojshme”.
“GP që është më i madh nga zgjedhjet, sipas gjasave reale, nuk do t’i ketë numra për shumicë absolute, sepse duhen së paku 61 vota dhe çfarë ndodh? Imponohet një zgjidhje implicite, jo eksplicite. Implicte, sepse në Kushtetutë nuk theksohet se si shpërbëhet Kuvendi dhe shpallen zgjedhjet. Mirëpo, implicite vetvetiu sepse Kuvendi nuk paska kapacitet për t’u vetë konstituuar dhe si i tillë nuk mund të funksionojë, prandaj do të shkojmë në zgjedhje”, ka thënë Riza Smaka për Politiko.net.
“Kjo është po ashtu në kuptimin pragmatik, juridik, nëse nuk ndodhin prapaskena, marrëveshje tjera të karakterit politikë, me koncesion, reciproke etj. Ky është një variant”.
Sipas Riza Smakës, tash pas publikimit të Aktgjykimit të Plotë a mund një Grup tjetër Parlamentar, përveç PDK’së, ta zgjedh Kryeparlamentarit në një formë tjetër?
“Tani më jo. Sepse ne nuk jemi anëtar të KE’së për ta kontestuar këtë aktgjykim sepse ky është i kontestueshëm. Në kushtet tona duhet të përfillet e në rast se përfillet janë zgjedhjet ‘anteportas”
– See more at: http://politiko.net/kushtetuesja-hapi-rruge-zgjedhjeve/#sthash.2woG3FN7.dpuf