19.8 C
Prizren
E enjte, 14 Maj, 2026

Kuvendi do të mbaj seanca deri në themelimin e Speciales

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Kosovës, Branimir Stojanovic ka bërë të ditur se gjykata speciale për krime lufte në Kosovë do të themelohet dhe se Kuvendi i Kosovës do të mbajë seanca për këtë sa herë të jetë e nevojshme.

Ai ka thënë se për të gjithë deputetët ka qenë befasi mosvotimi i amendamentit për ndryshimet kushtetuese që do t’i hapte rrugë themelimit të gjykatës speciale, andaj Kuvendi do të mblidhet përsëri për të debatuar gjykatën.

“Kryeministri Mustafa ka thënë se do të përmbushet obligimi që është marrë, e kjo është themelimi i gjykatës. Ne do ta mbështesim këtë iniciativë sikur që i kemi përkrahur të gjitha deri më tani që kanë të bëjnë me gjykatën”, ka thënë Stojanovic, raporton Indeksonline.

Stojanovic ka theksuar se nëse nuk ka marrëveshje për gjykatën, mund të destabilizohet Kosova.

Ai ka theksuar se do të kërkojë nga KFOR-i që të rriten masat e sigurisë sidomos gjatë Vidovdanit, i cili festohet nesër.

Më Shumë

Selmanaj tërhiqet nga kandidatura për deputet, mbetet në krye të LDK-së në Prizren

Kryetari i LDK-së në Prizren, Driton Selmanaj, ka njoftuar se nuk do të jetë pjesë e listës së kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e...

Lumnije Rakaj kandidon për deputete nga radhët e PDK-së

Lumnije Rakaj ka njoftuar kandidaturën e saj për deputete të Kuvendit të Republikës së Kosovës nga radhët e Partia Demokratike e Kosovës, duke theksuar...

Lajmet e Fundit