22.8 C
Prizren
E shtunë, 18 Maj, 2024

Saranda Aliu, fituese e “Zambakut të Prizrenit 2015”

Interpretuesja, Saranda Aliu, ka marrë tri çmimet kryesore në edicionin e 27-të të festivalit tradicional të këngës së vjetër qytetare “Zambaku i Prizrenit 2015”, që u mbajt në këtë qytet. Kënga “Dashuri ku je”, kompozuar nga Ylber Asllanaj dhe interpretuar nga Alia me tekst të Shefqet Gjocajt fitoi shpërblimin kryesor “Zambakun e argjendtë”, ndërsa po ashtu mori edhe çmimet “Mikrofonin e artë” dhe çmimin e parë sipas vendimit të jurisë profesionale.

Juria vendin e dytë ia ndau këngës “Pa ty” të kompozuar dhe me tekst të Naim Krasniqit, në interpretim të Neda Gjuriqit, ndërsa vendin e tretë e ndanë këngëtari i komunitetit boshnjak, Shaqir Ahmeti, me këngën “Fshehtësitë e ëmbla të Shatërvanit” dhe këngëtari Drenik Prizreni me këngën “Qyteti i dashurisë”.

Pas lufte ky manifestim është organizuar nga Drejtoria për Kulturë e KK-së së Prizrenit, ndërsa është përkrahur edhe nga Ministria e Kulturës.

“Zambaku i Prizrenit” është ngjarja kryesore kulturore në këtë qytet, ndërsa vlerësohet se aktualisht ky është festivali i vetëm i këngës së vjetër qytetare jo vetëm në Kosovë, por edhe më gjerë në hapësirën shqiptare. Ky festival është themeluar në vitin 1986 nga institucionet e atëhershme kulturore të Kosovës, subjektet kulturore të Prizrenit, Shoqata e Kompozitorëve të Kosovës dhe produksioni muzikor i ish-Radiotelevizionit të Prishtinës (RTP).

Festivali “Zambaku i Prizrenit”, deri më tash ka afirmuar mjaft emra të muzikës së lehtë. /Zeri/

Më Shumë

Fillon realizimi i projektit për restaurimin e shtegut drejt Kalasë së Prizrenit

Ka nisur shtrimi i shtegut drejt Kalasë së Prizrenit. Ky projekt paraqet një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të infrastrukturës në zonën e nënkalasë, duke...

Motra e Ukshin Hotit: Zbardhja e fatit të tij duhet të jetë obligim prioritar i Qeverisë dhe i ndërkombëtarëve

  “Deri më tani, përpos fjalëve poshtë e përpjetë, nuk ka diçka serioze që të merret me çështjen e tij dhe të zbardhet fati i...

Lajmet e Fundit