9.8 C
Prizren
E martë, 21 Mars, 2023

Kuvendi në “pauzë parlamentare”

Mustafa-Haradinaj ne kuvendEdhe pse është konstituuar Kuvendi i Kosovës, nuk dihet se kur do të mblidhet për të vazhduar seancën parlamentare për zgjedhjen e tre nënkryetarëve të tjerë të Kuvendit dhe trupat e tjerë punues.

Mandati i Kuvendit, sipas nenit 11 të Rregullores së punës së Kuvendit, fillon nga dita e mbajtjes së mbledhjes konstituive, e cila mbahet brenda 30 ditëve nga dita e shpalljes së rezultateve të zgjedhjeve.

Ndërkaq, Neni 16 i Rregullores së punës së Kuvendit, pika 2 e tij, thotë se Kryetari i Kuvendit e thërret mbledhjen e Kryesisë, nëse kërkohet nga një grup parlamentar ose së paku nga pesë (5) për qind, përkatësisht nga gjashtë (6) deputetë të Kuvendit.

Kurse pika tre e nenit 16 thotë se vendimet e Kryesisë merren me konsensus. Në mungesë të konsensusit vendoset me shumicë votash të atyre që votojnë.

Në rast të votave të barabarta, vendos vota e Kryetarit, dhe pika 5 thotë se Kryesia e Kuvendit, për çështje të caktuara, i fton në mbledhjet e Kryesisë edhe kryetarët e grupeve parlamentare.

Duke qenë i zgjedhur nga shumica legjitime e pjesëmarrësve në seancë konstituive dhe pranimin e detyrës së kryetarit të Kuvendit, Isa Mustafa, ka marrë me seriozitet dhe me përgjegjësi që të kryejë obligimet e marra nga përfaqësuesit legjitimë të popullit, ndërsa të premten ai ka marrë rrugën për në Kuvend për të filluar ditën e pare të punës si kryetar i Kuvendit.

Tani mbetet të shihet se cilët do të jenë hapat pasues të kryetarit të Kuvendit, Mustafa, nëse do të thërrasë mbledhje të Kryesisë para se Gjykata Kushtetuese të jep interpretimin e saj, për mandatin e tij, apo edhe do të respektojë procedurat sipas Rregullores së punës.

Thirrja e mbledhjes së Kryesisë, mbase mund të neglizhohet për faktin se pas seancës konstituive, PDK-ja, e cila u mundua të ‘kontrabandojë’ zgjedhjen e kryeparlamentarit, lëshoi sallën në shenjë proteste, meqë Grupi parlamentar LDK-AAK-Nisma, nuk kanë të drejtë të propozojnë kandidatë për kryeparlamentar, ndërsa për këtë ata tashmë i janë drejtuar Gjykatës Kushtetuese për të kërkuar ‘pezullimin’ e procedurës së zgjedhjes së kryparlamentarit.

Kjo ankesë në Gjykatën Kushtetuese, mbase mund të pengojë edhe punën e legjislativit, sikur edhe veprimin e Presidentes për të marrë vendimin për mandatarin e formimit të Qeverisë.

Mbetet të shihet se cilat do të jenë veprimet e këtyre dy institucioneve në ditët në vijim. /Botapress/

Më Shumë

Romelu Lukaku do të kthehet te Chelsea këtë verë

Romelu Lukaku do të kthehet te Chelsea këtë verë, ka konfirmuar Giuseppe Marotta, drejtori menaxhues i Inter-it. Belgu u dërgua në huazim te ish-klubi i...

Ditë me shi sot në Kosovë

Në Kosovë sot do të mbajë mot me shi. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të shënojnë vlera pozitive, ndërsa maksimalet e ditës...

Lajmet e Fundit