3 C
Prizren
E hënë, 23 Dhjetor, 2024

Kuvendi nuk miratoi rekomandimet e LDK-së për UP-në

KuvendiKosoves5-27

(E plotësuar) Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë vazhduar sot mbledhjen e ndërprerë më 6 shkurt, në të cilën janë deklaruar për Rekomandimet e GP të LDK-së rreth situatës së krijuar në Universitet.

Në fillim të mbledhjes kryesuesi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri, paraqiti Rekomandimet, sipas tij të harmonizuara, që kanë të bëjnë me Universitetin “Hasan Prishtina”, duke rikujtuar se pika e parë e tyre tashmë ishte e panevojshme, pas dorëheqjes së rektorit me prorektorët dhe të të katër anëtarëve të Këshillit Drejtues të UP-së. Por, menjëherë u kundërshtua nga shefi i GP të PDK-së, Adem Grabovci, sipas të cilit Beqiri po paraqiste Rekomandimet para se ato të harmonizoheshin, trnsmeton Koha.net.

Për ndryshimin e rrethanave në Universitet, foli edhe deputeti Burim Ramadani.

Ndërkohë ministri i Arsimit, Ramë Buja tha se në UP aktualisht s’ka organe që mund të marrin vendime valide, pasi rektori e prorektorët kanë dhënë dorëheqje, kanë dhënë dorëheqje edhe katër anëtarë të Këshillit Drejtues të Universitetit, dhe se për vendime të zbatueshme duhen së paku gjashtë vota të këtij organi, që tash mungojnë, meqë kanë mbetur vetëm pesë anëtarë. Ai tha se Ministria do të procedojë në afat sa më parë ligjin e amandamentuar, që t’u hapë rrugë zgjedhjeve në këtë institucion.

Pastaj Rekomandimet u nxorën tri herë në votim, por asnjëherë nuk morën numrin e nevojshëm të votave. Herën e tretë, një votim i përsëritur me kwrkeswn e grupeve parlamentare që insistonin të miratoheshin ato, kur ishin të pranishëm 100 deputetë, për to votuan 53 deputetë, 4 ishin kundër dhe të tjerët abstenuan, që do të thotë se ato nuk kaluan.

Sipas interpretimit nga Gjykata Kushtetuese, ligjet duhet të marrin së paku 61 vota, që të jenë valide.

U vendos që të kërkohet edhe interpretimi nga Zyra ligjore.

Kuvendi po vazhdon shqyrtimin e pikëve të tjera të rendit të ditës, të përcjella nga mbledhja e 6 shkurtit të Kuvendit.

Kuvendi diskuton për gjendjen e krijuar në UP

Kuvendi i Kosovës, do t’i kthehet sot edhe njëherë debatit për gjendjen e krijuar në Universitetin e Prishtinës.

Sot, pritet të vazhdojë seanca e ndërprerë nga java e kaluar ku do të shqyrtohen sërish rekomandimet e dala nga debati parlamentar për gjendjen në Universitetin e Prishtinës, “Hasan Prishtina”, të cilat qenë iniciuar nga Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Vendimi që seanca të thirret për sot dhe jo të enjten, siç ishte bërë praktikë e mbledhjeve të Kuvendit, është marrë nga Kryesia pas gjendjes në të cilën është futur Universiteti i Prishtinës.

Pas dorëheqjes se rektorit Ibrahim Gashi, më pas edhe të gjithë prorektorëve, të hënën kanë dhënë dorëheqje kryetari i Këshillit Drejtues të UP-së,Muharrem Nitaj si dhe tre anëtarë të këtij Këshilli të emëruar nga Ministria e Arsimit.

Më Shumë

Lehtësohet gjendja në pikëkalimet kufitare, pritja në kolonë deri në gjysmë ore

Kolonat e krijuara në pikat kufitare në Merdare e te Dheu i Bardhë mëngjesin e sotëm kanë filluar të lehtësohen, sipas përditësimit të fundit...

Sekuestrohen armë dhe municion pas një rasti kanosjeje në Rahovec

Policia ka njoftuar se dje Stacioni Policor në Rahovec ka pranuar një raportim lidhur me një rast të kanosjes.   Një person ka raportuar se pas...

Lajmet e Fundit