14.9 C
Prizren
E premte, 8 Maj, 2026

Ky është 64-vjeçari i vrarë nga vëllai në Suharekë

Ismet Gegaj nga fshati Studençan i Komunës së Suharekës ka mbetur i vrarë pas një zënke për pronë me vëllain Bajram Gegaj.

Siç u bë e ditur, i dyshuari Bajram Gegaj e qëlloi për vdekje 6 herë me armë të vëllain Ismetin.

Po ashtu gjatë ditës u raportua se në këtë rast ka mbetur e plagosur edhe gruaja e tij.

Sipas informacioneve, gruaja në fjalë është në gjendje shumë të rëndë.

Në lidhje me vrasjen që ka ndodhur në fshatin Studençan të komunës së Suharkës, Policia e Kosovës ka konfirmuar se viktima është qëlluar nga vëllai i tij pas një konflikti rreth një prone.

“Rreth orës 11:15 është njoftuar se ka gjuajtje me armë zjarri në një familje në fshatin Studençan. Policia e Kosovës i është përgjigjur rastit me të gjitha njësitet. Atje kemi kuptuar që bahet fjalë për një vrasje dhe një grua të lënduar. Bëhet fjalë për vëllezër pas një konflikti që dyshimet e parë qojnë në çështje pronësore”, ka konfirmuar policia.

Më Shumë

Bashkimi për finalen, Bora për historinë – gjithçka vendoset nesër në Prizren

Bashkimi dhe Bora përballen të mërkurën në ndeshjen e pestë dhe vendimtare të gjysmëfinales së “Play-off”-it në ProCredit Superligë, me serinë e barabartë 2:2. Takimi...

“Prapë nata erdhi” – kënga e re e Mentor Mazrekut vjen si baladë e lehtë

Këngëtari Mentor Mazreku ka publikuar këngën e tij më të re, të titulluar “Prapë nata erdhi”, duke sjellë një projekt të ri që vjen...

Lajmet e Fundit