Ky është numri i votave që Adnin Hoti mori në katër komuna

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Andin Hoti njehrit edhe djali i Ukshin Hotit, ka garuar për herë të dytë në këto zgjedhje për tu bërë pjesë e Kuvendit të Kosovës.

Insajderi ka siguruar disa nga lista e kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës.

Hoti ka arritur të marrë 770 vota vetëm në katër komuna. Në komunën e Klinës ai ka marrë gjithsej 297 vota, në Gjilan ka marrë 260 vota, në Dragash 170 dhe vetëm 43 vota në Podujevë.

Partia Demokratike e Kosovë në zgjedhjet e parakohshme është radhitur e treta në komunën e Gjilanit, Podujevës dhe Klinë kurse në komunën e Dragashit ka zënë vendin e dytë./Insajderi.com

Më Shumë

Mbi 12 mijë turistë u futën në Shqipëri në 12 orët e fundit

Pika kufitare e Morinës po përballet me fluks të lartë lëvizjesh, ndërsa qindra pushues nga Kosova dhe vendet e rajonit kanë zgjedhur bregdetin shqiptar...

Aksidenti mes 3 veturave, 7 të lënduar në fshatin Rogovë

Shtatë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes tre veturave që ndodhi sot në magjistralen Gjakovë–Prizren. Lajmin e ka konfirmuar për Klankosova.tv zëdhënësja...

Lajmet e Fundit