“Dardania 2” është lagjja më e re në Komunën e Prizrenit . Ndonëse shtëpitë çdo ditë shtohen, infrastruktura mungon.
Jetesa në këtë lagje bëhet edhe më e vështirë gjatë verës kur vijnë bashkatdhetarët.
Siç shprehen banorët, shtëpitë që i ndërtuan, ndonëse janë të legalizuara, vetë e kanë financuar shtrirjen e rrjetit të kanalizimit.
Ndërkaq, projekti i Komunës së Prizrenit me rrugë, trotuare, kanalizim, ujësjellës dhe ndriçim publik, është ndarë në lote, raporton RTKLive.
Në lotin e parë me gjatësi 1300 metra do të shpenzohen mbi 855 mijë euro, ndërsa në lotin e dytë dhe të tretë me gjatësi lineare 2496 metra do të shpenzohen mbi 1 milion euro.
Komuna përmes një përgjigjeje me shkrim po ashtu bëri me dije se është në pritje të mbështetjes nga Qeveria e Kosovës për ta finalizuar komplet projektin, meqë kap shifrën mbi 15 milionë euro.