11.7 C
Prizren
E enjte, 12 Shkurt, 2026

Lajçak paralajmëron takime me emisarë të BE-së dhe Escobarin

Përfaqësuesi i veçantë i Bashkimit Evropian për dialog Miroslav Lajçak do mban takim të jashtëzakonshëm me këshilltarët e liderëve të Gjermanisë, Francës dhe Italisë, ndërsa në këtë takim do merr pjesë edhe emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar.

Takimi do zhvillohet në dritë të sulmit të djeshëm në Banjskë të Kosovës me ç’rast u vra polici Afrim Bunjaku.

Lajçak e ka dënuar të dielën sulmin e tmerrshëm kundër policisë së Kosovës.

“Dhuna e çdo forme është absolutisht e papranueshme. Zemra ime është për viktimat, familjet dhe kolegët e tyre. Autorët duhet të dalin para drejtësisë. Palët duhet t’i kthehen dialogut menjëherë”, ka shkruar Lajçak.

Më Shumë

Gjendet e vdekur një grua në Prizren

Një grua është gjetur e vdekur në banesën e saj në Prizren. Sipas njoftimit nga Policia, njësitet relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes ku...

Fitore jetike e Rahovecit 029

Rahoveci 029 shënoi fitore jetike ndaj Vëllaznimit 86:84, në një përballje dramatike dhe shumë interesante. Kuqezinjtë kishin deri në 17 pikë epërsi, por e humbën...

Lajmet e Fundit