LAJMI I FUNDIT: Lëshohet urdhër-arrest ndërkombëtar për Putinin

Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi një urdhër arresti për presidentin rus Vladimir Putin

Gjykata Ndërkombëtare Penale ka bërë të ditur se ka lëshuar-urdhër arrest për presidentin rus, Vladimir Putin.

Urdhër-arresti është lëshuar për shkak të dyshimit se Putin është përfshirë në rrëmbimet e fëmijëve nga Ukraina.

Gjykata tha në një deklaratë se Putini “dyshohet se është përgjegjës për krimet e luftës, të dëbimit të paligjshëm të popullsisë përkatësisht fëmijëve dhe atë të transferimit të paligjshëm të popullsisë (fëmijëve) nga zonat e pushtuara të Ukrainës në Federatën Ruse”, shkruan Euroneës, transmeton Klankosova.tv.

Po ashtu, përveç Putinit, Gjykata Ndërkombëtare Penale ka lëshuar urdhër-arrest edhe për Komisioneren për të Drejtat e Fëmijëve në Zyrën e Presidentit të Federatës Ruse, Maria Aleksenyevna Lvova-Belova.

Urdhër-arrestet e sipërpërmendura janë lëshuar në bazë të kërkesave të paraqitura nga Prokuroria më 22 shkurt 2023.

Më Shumë

Totaj përgëzon LV-në për rezultatin në zgjedhje: Është koha t’i ulim tensionet elektorale

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka thënë se procesi zgjedhor i 7 qershorit tregoi edhe një herë maturinë e lartë demokratike të...

Përurohet Kulla e Lirisë në Dobërdolan të Suharekës

Ish-komandantë të Zonave Operative të luftës së UÇK-së, familjarë të dëshmorëve, veteranë të luftës, përfaqësues diplomatikë dhe qytetarë të shumtë, morën pjesë në përurimin...

Lajmet e Fundit