Ndoti rrugën me rrotat me baltë, gjobitet ngasësi i kamionit në Prizren

Një ngasës i kamionit në Prizren është gjobitur nga Policia e Kosovës, pasi kishte ndotur rrugën me rrotat me baltë.

Siç bëhet e ditur në njoftimin e policisë, ngasësit e automjeteve me “Ligjin  për Rregullat e Trafikut Rrugorë” (05/L-088) i cili është  në fuqi, e kanë obligim që të kujdesen që të mos ndotin rrugët dhe duhet të kujdesen që të pastrohen rrotat në rast se automjeti del nga punishtja apo rruga me baltë.

“Ligji në fjale thotë: Neni 44, Hyrja nga rruga dytësore e paasfaltuar – shoferi i cili me mjet hyn nga rruga e dheut në rrugë me rrugë të shtruara duhet ta ndalë mjetin dhe ta heqë baltën nga rrotat”.

Reklama

“Por, një ngasës kamioni në Prizren nuk është kujdesuar për këtë , andaj me datë 17.03.2023 ngasësit në fjalë i shqiptuar një gjobë për shkak të ndotjes së asfaltit me rrotat me baltë”, thuhet në komunikatën për media.

Policia në fund u ka bërë thirrje të gjithë ngasësve dhe pjesëmarrësve tjerë në komunikacion që të kujdesën  për sigurinë  e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë, por të kujdesën edhe për pastërtinë dhe mirëmbajtjen e ambientit.

“Respektojini rregullat dhe ligjet në fuqi”, thuhet tutje. /Telegrafi/

Më Shumë

Kurti viziton Kalanë e Prizrenit, prezanton projektin 450 mijë eurosh

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga anëtarë të kabinetit vizitoi Kalanë e Prizrenit, me ç’rast njoftoi se Qeveria...

Gjendet e mitura e raportuar e zhdukur në Prizren

Një vajzë e mitur që ishte raportuar e zhdukur në Prizren është lokalizuar nga Policia pas ndërhyrjes së shpejtë të hetuesve. Burime të afërta me...

Lajmet e Fundit