4.8 C
Prizren
E premte, 20 Mars, 2026

Lajmi i fundit nga Brezovica, rreziku nga orteku i borës: Mbyllet Qendra e Skijimit

Nga Qendra e Skijimit në Brezovicë policia është njoftuar se për shkak të të reshurave atmosferike dhe rrezikut që u kanoset qytetarëve nga ndonjë ortek bore, Qendra e Skijimit në Brezovicë është mbyllur sot për vizitorë.

Patrullat e policisë do të jenë tek udhëkryqi i rrugës që qonë për në Qendrën e Skijimit në Brezovicë dhe tek laura ku fillon Parku Nacional  “Sharr” dhe do të ndalojnë të gjitha automjetet e vizitorëve, njofton policia.

 

Qytetarët do të njoftohen me kohë kur do të krijohen kushtet për hapjen e qendrës së skijimit, teksa luten qytetarët që të respektojnë udhëzimet e policisë.

“Ky njoftim bëhet me qëllim që mos të shkaktohen pengesa dhe bllokim i komunikacionit. Lusim shoferët e automjeteve që të respektojnë udhëzimet e policisë! Qytetarët do të njoftohen me kohë, pasi të jenë krijuar kushtet për vizitë atje”, thuhet në njoftimin e policisë. /Express/

Më Shumë

Suhareka triumfon në Prizren

Suhareka arriti një fitore të rëndësishme 4–2 ndaj Prizrenit, duke marrë tri pikë të vlefshme në luftën për mbijetesë, raporton PrizrenPress. Pjesa e parë përfundoi...

Policia shqiptoi rreth 2,500 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Policia e Kosovës ka nxjerr statistikat e përgjithshme të 24-orëve të fundit. Sipas të dhënave të policisë, gjatë 24 orëshit të datës 17.03.2026, u shqiptuan...

Lajmet e Fundit