Lajmi i fundit: Ukraina pranon të bisedojë me Rusinë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka pranuar që Ukraina të bisedojë me Rusinë.

Zelensky ka njoftuar se ka biseduar në telefon me presidentin e Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenkon, aleatin e presidentit rus, Vladimir Putin.

“Rezultati i bisedës me Aleksandër Lukashenkon. Kemi rënë dakord që delegacioni ukrainas të takohet me rus pa kushte paraprake në kufirin ukraino-bjellorus, në zonën e lumit Pripyat”, shkroi Zelensky.

Presidenti ukrainas tha se Lukadhenko ka marrë përgjegjësi se avionët, helikopterët dhe raketat e vendosura në territorin bjellorus do të mbeten në tokë përgjatë nisjes, negociatave dhe kthimit të delegacionit ukrainas në vend.

Rusia u kishte dhënë zyrtarëve ukrainas afat kohor deri në orën 15:00për të vendosur nëse do të takohen për bisedime në Bjellorusi.

Presidenti ukrainas Zelensky tha se do të ishte i gatshëm të zhvillonte bisedime me Rusinë, por hodhi poshtë propozimin e palës ruse për një takim që do të mbahej në Bjellorusi.

Bjellorusia është një aleat i Rusisë dhe ka luajtur rol kyç në pushtimin rus të Ukrainës. Trupat ruse pushtuan kufirin e Ukrainës me Bjellorusinë me mbështetjen e qeverisë bjelloruse, sipas zyrtarëve ukrainas.

Administrata e SHBA-së i ka sanksionuar nëntë firma mbrojtëse bjelloruse për mbështetjen e tyre ndaj

Më Shumë

Mbi 1700 gjoba ndaj shoferëve që nuk respktuan rregullat në 24 orët e fundit

Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e trafikut për 24 orët e fundit, sipas të cilave nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet. Gjatë...

Gjendet pa shenja jete një person në Krushë të Madhe të Rahovecit

Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në fshatin Krushë e Madhe të Rahovecit. Sipas burimeve të Sinjalit, rasti është raportuar...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit