23.8 C
Prizren
E mërkurë, 8 Maj, 2024

“Ata po vrasin dhe po shkatërrojnë”, gruaja e ish-trajnerit të Romës rrëfen tmerrin në Ukrainë

Ish-trajneri i Romës, Paulo Fonseca dhe familja e tij u larguan nga Kievi këtë javë, por gruaja e tij ukrainase u ka dërguar një mesazh të gjithë njerëzve në Evropë, Amerikë, Rusi dhe në mbarë botën duke treguar atë se çfarë kë parë me sytë e saj gjatë qëndrimit në Ukrainë.

Fonseca u takua me gruan e tij Katerina Ostroushko kur ajo punonte si zëdhënëse e Rinat Akhmetov, i cili në atë kohë ishte pronar i klubit për të cilin ai punonte, Shakhtar Donetsk.

Familja e tij vazhdoi të jetonte në Kiev dhe u bllokua kur Rusia pushtoi Ukrainën, duke arritur të arratisej në kufi vetëm disa ditë më parë.

Tani Katerina ka shkruar një letër të hapur në gazetën italiane “Il Tempo”, duke shpjeguar atë që ajo dhe Fonseca panë në qytetin e tyre.

“Po flas për të gjithë njerëzit në Evropë, Amerikë, Rusi dhe në mbarë botën. Në Ukrainë po zhvillohet një luftë. Nuk është një operacion special, por një luftë cinike dhe mizore”, fillon tregimi i saj.

“Qytetet dhe fshatrat janë në flakë ndërsa bombat bien nga qielli. Raketat nga Rusia dhe Bjellorusia fluturojnë drejt ndërtesave të larta të banimit. Kjo është ajo që pashë me sytë e mi dhe atë që miliona ukrainas vazhdojnë të shohin çdo ditë.

“Udhëheqësit e çmendur dërgojnë ushtarët e tyre për të vrarë ukrainasit që sakrifikojnë jetën e tyre për të mbrojtur vendin e tyre, gratë e tyre, fëmijët e tyre. Kjo është e vetmja e vërtetë dhe nuk ka të tjera. Mos e besoni kur ju thonë se bombat nuk godasin civilët. Ata vrasin dhe shkatërrojnë. Mos e besoni nëse ju thonë se qeveria jonë është plot me nazistë. Qeveria dhe Presidenti janë në Kiev, së bashku me ushtrinë tonë që mbrojnë vendin dhe popullin e tij paqësor”.

“Mos besoni asgjë tjetër përveçse në këtë moment në qendër të Evropës ka një luftë brutale dhe të përgjakshme kundër ukrainasve të cilët vetëm po luftojnë për lirinë e tyre”.

“Ndihmoni për të ndalur këtë luftë! Pyetni miqtë dhe kolegët tuaj në Rusi pse ushtarët e tyre po luftojnë dhe po vdesin në Ukrainë. Pse ekzekutojnë urdhra kriminalë që vrasin civilë? Ky është vendi ynë, toka jonë, e gjithë kjo është e huaj për ta! Ata duhet të kthehen në shtëpitë e tyre dhe të largohen nga tonat.”

“Sot, qytetet e Ukrainës janë në flakë. Sot fëmijët fshihen në streha me bomba pa ushqim. Sot ata qëlluan në një autobus që transportonte refugjatë ukrainas dhe nuk lejuan një ambulancë të arrinte tek ata. Kush mund të tregojë se cili qytet dhe cili vend do të bombardohet nesër? E gjithë bota qëndron përkrah Ukrainës. Tani presim dhe shpresojmë se dikush mund të ndihmojë, por kjo nuk mjafton sot!”

“Për sa kohë që bombat vazhdojnë të bien dhe ukrainasit vazhdojnë të vdesin, nuk mjafton. Ju lutem, ne nuk duam luftë. Ndaloni këtë luftë të çmendur. Ndaloni veten tani!”, ka shkruar në fund ajo.

Më Shumë

Totaj takon kryetarët e rinj të fshatrave dhe lagjeve të Prizrenit

Kryetari I Komunës, Shaqir Totaj u takua sot me kryetarët e rinj të fshatrave dhe lagjeve  të Prizrenit. Ai i ka përgëzuar ata për marrjen...

Asfaltohet edhe një rrugë në Prizren

Sot, u asfaltua edhe  rruga  nga SHFMU “Lekë Dukagjini”  deri te rrethi i Petrovës, që lidhet me Transitin e Ri të Prizrenit. "Ky projekt ofron...

Lajmet e Fundit