12.5 C
Prizren
E enjte, 16 Prill, 2026

Lamtumirë !

Me nderime qytetare, të premten është varrosur në Lubizhdë të Prizrenit, trajneri i mirënjohur, Illmen Bajra, i cili ndërroi jetë papritmas në moshën 33 vjeçare.

Përkundër motit me shi të dendur, familjarë, miq, qindra qytetarë, sportistë dhe përfaqësues të institucioneve të ndryshme, në varrezat e vjetra të fshatit Lubizhdë, i dhanë lamtumiren e fundit, Illmen Bajrës, trajnerit të mirënjohur prizrenas, i cili ndërroi jetë papritmas pas një sëmundje të shkurtër në Gjermani.

Miku dhe bashkëpunëtori i tij i ngushtë, Edin Kërveshi, mezi gjente fjalë për të shprehur dhimbjen me rastin e ndarjes nga jeta të Illmenit, me të cilin punoi gjatë në KB “ Bashkimi”, duke e kujtuar atë si një njeri të afërt e të dashur, si një punëtor të madh dhe një person të apasionuar pas sportit të zemrës, të cilit ia ka kushtuar tërë karrierën e tij profesionale, duke nisur suksesshëm me punë në Gjermani, por që vdekja e parakohshme ia ndaloi një gjë të tillë.

Edhe basktbollisti i “ Proton cable Prizreni”, Qëndrim Ajazaj, tha se ndarja e parakohshme e trajner Bajrës, është humbje e madhe për gjithë komunitetin sportive.

Ndryshe, shumë miq e bashkëpunëtorë, mes lotësh u ndanë të premten nga, Illmen Bajra, i cili kishte aspirata mëdha për të bërë karrierë edhe më të bujshme sportive, por që vdekja e parakohshme ia ndërpreu një gjë të tillë në moshën shumë të re, vetëm 33 vjeçe.TV Prizreni

Më Shumë

Fury rikthehet në ring me fitore, rrah Makhmudovin

Tyson Fury është rikthyer me stil në ring, duke mposhtur bindshëm Arslanbek Makhmudov me vendim unanim të gjyqtarëve, në një duel ku britaniku kontrolloi...

Publikohet orari i Play-Off-it në Superligë

Vetëm në minutat e fundit është përcaktuar renditja përfundimtare e sezonit të rregullt në ProCredit Superligë, duke sjellë një fazë “Play-off” që premton spektakël...

Lajmet e Fundit