Lana Del Rey: “Do doja të kisha vdekur tashmë”

Lana Del ReyKëngëtarja e “Born to Die”, Lana Del Rey tha në një intervistë të publikuar të enjten më 12 qershor se dëshiron të kishte vdekur tashmë.

Ajo po diskutonte për heronjtë e saj, anëtarë të “klubit famëkeq 27”, ku u përfshinë së fundmi edhe Amy Winehouse, e më herët Kurt Cobain. “Do dëshiroja të kisha vdekur tashmë”, tha 27-vjeçarja.

“Nuk dua të vazhdoj ta bëj më këtë gjë”, shpjegoi ajo. Me frazën “këtë gjë” nënkuptonte jo muzikën e saj, por gjithçka.

Del Rey shtoi: “Kështu ndihem. Nëse nuk do të ishte në këtë mënyrë, atëherë nuk do ta shprehja. Do të ndihesha e frikësuar po ta dija që vdekja po më afronte, por…”

“Grupi 27” përfshin njerëz të famshëm dhe në karrierë, të cilët kanë vdekur në moshën 27-vjeçare.

Më Shumë

27 vjet nga barbaria serbe ndaj shqiptarëve në Korishë

Sot mbushen 27 vjet nga “Dita e Martirëve” në Korishë, e njohur ndryshe si masakra e tmerrshme nga ushtria dhe policia serbe mbi popullsinë...

Lumnije Rakaj kandidon për deputete nga radhët e PDK-së

Lumnije Rakaj ka njoftuar kandidaturën e saj për deputete të Kuvendit të Republikës së Kosovës nga radhët e Partia Demokratike e Kosovës, duke theksuar...

Lajmet e Fundit