9.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Latifi: Femra u dëshmua në qeverisjen e Rahovecit

Rukije Krasniqi dhe Ramush HaradinajDega e Aleancës së Gruas të Kosovës në Rahovec, mbajti tubim zgjedhor me gratë e kësaj komune. Kryetarja e AGK-së Rukije Krasniqi, tha se, gruaja përbën gjysmën e shoqërisë tonë dhe pa rolin e saj është e vështirë të imagjinohet zhvillimi i vendit.

“Askush më shumë se nënat, motrat dhe gratë nuk ka vuajtur humbjen e më të dashurve në luftë për lirinë e Kosovës dhe askush më shumë nuk i është gëzuar lirisë së vendit. E them këtë sepse nënat dëshirojnë të rrisin dhe edukojnë fëmijët në paqe e mirëqenie, që është një ndjenjë normale amnore. Mbi këtë bazë gruaja shqiptare dëshiron të ketë në krye të institucioneve njerëz të ndershëm, të përkushtuar ndaj familjes dhe të motivuar për të mirën e vendit. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në Rahovec e ka një të tillë dhe ai është Smajl Latifi”, tha Krasniqi.

Sipas saj, për pak më shumë se dy vjet Smajli dëshmoi se është patriot i vërtetë dhe drejtimin e komunës nuk e ka marrë për të bërë emër dhe për të pasuruar njerëzit e tij, por për të mirën tonë të përgjithshme. “Tashmë ne shohim më shumë vepra; rrugë, kanalizime, ujësjellës, shkolla, ambulanca, shërbim shëndetësor në shtëpi për personat që nuk mund të lëvizin vetë, ambient më të pastër në qytet dhe fshat, si dhe shumë vepra të tjera që po ndikojnë në jetën tonë më të mirë. Zgjedhjet e 3 nëntorit do të jenë përcaktuese nëse do të kemi jetë më të mirë, më shumë investime, shkolla më cilësore, shërbim shëndetësor më efikas, siguri më të madhe për fëmijët tanë dhe më shumë të ardhura në familjet tona”

Kandidati për kryetar të Rahovecit Smajl Latifi,tha ndërkaq se vlerësimi i femrës është dëshmuar në qeverinë që ka drejtuar

“Dy zonja të nderuara mbajnë pozita ndër më të rëndësishmet në vendimmarrje. Një qasje e tillë do të vazhdojë edhe në të ardhmen dhe ju ftojmë që më 3 nëntor të vendosni vetë për rolin që do të keni në institucionet tona. Duke votuar listën e AAK-së, ku janë renditur gra e vajza të nderuar, ju i përcaktoni kahet e zhvillimit tonë. Ju bëj thirrje që të dilni në zgjedhje dhe të votoni pa imponime, ndërsa përcaktimi për të votuar numrin 62 është më i drejti. Ne kemi plane dhe projekte konkrete për mbështetjen e grave në biznes dhe do të ndajmë mjete financiare për forcimin e bizneseve ekzistuese të femrave, si dhe do të favorizojmë ngritjen e bizneseve të reja të drejtuara nga gratë”

I pranishëm në këtë takim ishte edhe biznesmeni i njohur Ramiz Kelmendi, i cili potencoi punët e mira që ka bërë kryetari aktual dhe i ardhshëm i komunës së Rahovecit. Ai u zotua se në të ardhmen në komunën e Rahovecit do të hapen vende të reja pune, ku do të përfshihen numër i konsiderueshëm femrash.

Me këtë rast Kelmendi përmendi qendrën e grumbullimit, përpunimit dhe shitjes së prodhimeve bujqësore, që është në ndërtim në fshatin Xerxë. Ai tha se në këtë fabrikë do të punësohen kryesisht gratë, duke i bërë kështu një shërbim familjeve të tyre, por edhe rritjes ekonomike në komunën e Rahovecit.Më pas është prezantuar edhe lista e femrave kandidate për Kuvendin e Komunës./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Sot moti me vranësira dhe intervale me diell

Për sot parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ndërsa gjatë orëve të para të 24-orëshit pritet të ketë reshje shiu,...

Bayern Munichu me kërkesë të fundit për Alphonso Davies

Tani ose kurrë. Siç thuhet në Gjermani, Bayern Munich i ka dhënë Alphonso Davies një javë kohë për të marrë një vendim për të...

Lajmet e Fundit