18.8 C
Prizren
E enjte, 19 Shtator, 2024

Latifi: Festa e vjeljes së rrushit “Hardh Fest 2024” ishte një atmosferë e përsosur

Për tri ditë, më 6, 7 dhe 8 shtator, qytetarë nga Kosova, bashkëkombës nga trevat shqiptare dhe nga vende të ndryshme të botës, morën pjesë në aktivitetet e begatshme dhe në koncertet e festivalit “Hardh Fest 2024”.

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, ka thënë se festa e vjeljes së rrushit “Hardh Fest 2024” ishte një atmosferë e përsosur, ku pati një publik të jashtëzakonshëm dhe kaloi pa asnjë incident.

Ai ka thënë se festa e rrushit, që dikur festohej thjesht nga vreshtarët e Rahovecit, tani është një festival madhështor që tërheq vizitorë nga e gjithë bota. “Një kombinim i përkryer mes argëtimit, traditave dhe përvojave unike, ku të gjithë patën mundësinë të përjetojnë mikpritjen e ngrohtë dhe bujarinë tonë, të shijojnë verën dhe rakinë rahovecase, të njohin trashëgiminë tonë kulturore dhe natyrore, si dhe potencialet turistike.

“Një falënderim i veçantë shkon për institucionet, për delegacionet e shumta, për ambasadat dhe për të gjithë partnerët që morën pjesë, duke e bërë këtë festival edhe më të rëndësishëm! Publiku ka treguar një nivel të lartë kulture dhe ka krijuar një atmosferë të përkryer gjatë gjithë festivalit. “Falënderojmë këshillin organizues, në krye me drejtorin ekzekutiv, Agron Sokolin, për përkushtimin e jashtëzakonshëm! Po ashtu, një falënderim për Policinë e Kosovës dhe për ekipet e tjera të sigurisë, për ekipet e pastrimit dhe mirëmbajtjes, për QKMF-në dhe për zjarrfikësit që kontribuuan për sigurinë në festival!”, ka thënë Latifi.

 

 

 

Marketing

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

 

 

 

Më Shumë

LDK-ja në Prizren e zhgënjyer me qeverisjen e deritanishme të kryetarit Totaj

Qeverisja e kryetarit të Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj përgjatë 33 muajve të shkuar është vlerësuar si zhgënjyese nga grupi i këshilltarëve të Lidhjes...

Isni Kilaj kërkoi nga Specialja disa ditë pushim në bregdetin e Shqipërisë, Prokuroria kundërshton ashpër

Ish-pjesëtari i UÇK-së, Isni Kilaj, ditë më parë dorëzoi një kërkesë në Gjykatën Speciale, që të lejohet të shkojë në Shqipëri për disa ditë...

Lajmet e Fundit