2.8 C
Prizren
E diel, 17 Nëntor, 2024

Latifi raportoi para qytetarëve për punën 6-mujore të Ekzekutivit

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka mbajtur debatin e parë publik me qytetarët, të cilët i ka informuar për punën gjashtëmujore të Komunës dhe planifikimet për pjesën e dytë të vitit.

Gjatë këtij takimi, Latifi bëri të ditur se buxheti komunal për vitin 2018 është gjithsej 13.7 milionë euro, prej të cilave për investime kapitale janë paraparë 4.4 milionë euro. Sipas tij, të hyrat vetjake të planifikuara për vitin 2018 janë 1.65 milionë euro, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Të hyrat e realizuara deri të premten, 22 qershor 2018 janë 469 mijë e 136 euro. Në përqindje në raport me planifikimin: 28.43 për qind”, ka bërë të ditur Latifi, sipas njoftimit të Zyrës komunale për informim.

Tutje lidershipi komunal ka shpjeguar se obligimet financiare në fund të vitit 2017 kanë qenë 2.24 milionë euro. Ndërsa obligimet e kontraktuara ka pohuar se janë 6 milionë e 704 mijë euro.

“Përqindja e realizimit të buxhetit në të gjitha kategoritë deri të premten, me 22 qershor 2018 është: 46%”, shkruan në njoftimin e ZI…

Më Shumë

Dëmtohen disa varreza në Prizren, arrestohen dy persona

Dy persona janë arrestuar në Prizren pasi që të njëjtit dyshohet se kanë dëmtuar disa varreza. Sipas raportit policor, pas intervistimit, me vendim të prokurorit...

Seanca ndaj Nuredin Lushtakut dhe tjerëve në Prizren u shty shkaku i asaj në rastin “Veteranët”, por mungoi edhe në këtë të fundit

Për shkak të mungesë së ish-nënkryetarit të Skenderajt, Nuredin Lushtaku, të mërkurën në Gjykatën Themelore të Prizrenit, ka dështuar gjykimi ndaj tij dhe dy...

Buzë honit

Lajmet e Fundit