Zhduket i moshuari nga Malisheva, familjarët kërkojnë ndihmë

Muharrem Berisha nga fshati Gurbardh në Malishevë është zhdukur që nga mëngjesi i ditës së hënë.

Përmes një njoftimi familjaret e Muharremit kanë treguar se ai vuante nga shfaqja e harresës, andaj kanë kërkuar nga të gjithë bashkëvendasit e tyre dhe banorët e fshatrave përreth të ndihmojnë në kërkimin e familjarit të tyre.

Më poshtë njoftimi i plotë i familjes Berisha dhe numrat e kontaktit

“Bashkfshatarë të nderuar në mengjesin e sotëm në orën 08:00. Muharrem Smajl Berisha sipas informatave doli në bjeshkë dhe nuk është kthyer ende në shtëpi familja janë të merakosur. Ne si fshat duhet të ndihemi të obliguar të dalim në kërkim të tij tashmë disa edhe janë në kërkim. Për çdo informatë ju lutemi kontaktoni në këta numra të telefonit.
044 229 759; 045 985 158.
Ju faleminderit”

Më Shumë

Dogana zbulon dy raste të substancave narkotike në Vërmicë

Zyrtarët e Doganës së Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, kanë realizuar dy raste të suksesshme të zbulimit të substancave narkotike gjatë kontrollit...

Akreditohen dy programe të Fakultetit të Filologjisë në UPZ

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren ka shënuar një tjetër arritje në procesin e sigurimit të cilësisë, pasi Këshilli Shtetëror i Cilësisë ka akredituar dy...

Lajmet e Fundit