‘Lauresha kosovare’, poezia kushtuar Nexhmije Pagarushës

Nga Ramazan Çeka

Buzqesh mali, lulzon fusha
Mrizojnë delet n’hije t’bjeshkës
Me za t’bukur Pagarusha
Ja merr kangës së bareshës

Ushton kanga ndër lugina
Nji bari fyllit i bien
Ç’asht kjo zan’ nëpër çetina
Me at’ za që t’len pa mend

Breza shumë kanë me kalu
Me kangë tuaja kan’ mu rritë
Zani jot s’ka m’u harru
Se ti kangës i jep shpirt

Kanarina me bylbylin
N’rreze t’diellit tuj cicru
Ma za t’ambël mbushin pyllin
Bashkë me ty kanë qejf me k’ndu

Ti për kangën je mbretnesh’
Je simbol i kang’s shqiptare
Zani jot si lauresh’
Mrekullia kosovare

Më Shumë

Suharekë, sekuestrohen monedha që dyshohet se janë të falsifikuara

Një person ka raportuar në Policinë e Kosovës se ka pranuar monedha metalike që dyshohet se janë të falsifikuara.   Në rastin i cili është regjistruar...

“Efekti Limaj” në Malishevë? PDK prin në bastionin tradicional të Nismës

Rezultatet e para preliminare nga komuna e Malishevës po e vendosin PDK’në të parën. Me 27 nga 72 vendvotime të numëruara, përkatësisht 37.50 për...

Lajmet e Fundit